VILNIUS – Lituania zgjat sanksionet ndaj shtetasve rusë dhe bjellorusë

VILNIUS, 23 prill /ATSH-DPA/ – Parlamenti i Lituania ka vendosur të zgjasë për edhe dy vite një ligj të posaçëm për sanksionet ndaj shtetasve të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Legjislacioni ishte miratuar fillimisht në prill 2023 si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe, pas vendimit të fundit të parlamentit, do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2027.
Ligji vendos kufizime për shtetasit rusë dhe bjellorusë që kërkojnë viza ose leje qëndrimi në Lituani.
Gjithashtu, për shtetasit rusë zbatohen rregulla shtesë sa i përket hyrjes në vend dhe blerjes së pasurive të paluajtshme në këtë shtet baltik, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO.
Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningrad në detin Baltik, si dhe me Bjellorusinë, territori i së cilës shërben si bazë për forcat ruse.
Shteti baltik e konsideron veten të kërcënuar nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë.
Në të ardhmen, një brigadë e blinduar e ushtrisë gjermane, Bundeswehr, do të vendoset në mënyrë të përhershme në Lituani./ /Ad.Ab./ a.jor.