E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia tregon

Po cbene atehere prozatoret shqiptare pas vitit 1991 Shtytja per te shkruar eshte nganjehere aq e madhe saqe ajo nuk pyet per mungese publiku per indiference te shtepive botuese per buxhet personal qe duhet harxhuar per te nxjerre nje liber.


Kjo ne kushtet kur instancat shteterore ose bashkiake letersine shqiptare ne keta 20 vjet e shperfillen krejt


Gati dy vjet me pare Shoqata kulturore gjermano-shqiptare Robert Schwartz shpalli konkursin Shqiperia tregon para nje viti u bene te njohur fituesit shkrimtare te rinj. Ne vazhdim te kesaj pune morem ne shqyrtim se bashku me Elsa Demon vellimet kryesore ne prozen e shkurter qe jane botuar ne dy dhjetevjecaret e fundit si dhe revistat kryesore letrare qe botohen tek ne vec kesaj u jemi drejtuar personalisht nje numri shkrimtaresh qe te na dergojne gjera pak te njohura ose te pabotuara.


Ne krye te kesaj pune i paraqesim publikut antologjine Shqiperia tregon. 1991-2010 ku jane permbledhur disa nga prozat me te mira qe jane shkruar ne gjuhen shqipe gjate kesaj periudhe prej 26 autoresh.


Ky liber vijon antologjine e botuar vjet Shqiperia kujton. 1944-1991 ne dy pikepamje si pasqyre realitetesh qe enden rreth nje vendi aty perpara ketu pas shembjes se komunizmit dhe kryesorja si prurje tregimtaresh qe i bejne nder kultures dhe gjuhes shqipe. Ne ndryshim nga antologjia e pare ku nje pjese e mire e teksteve ishin letersi dokumentare ne kete liber jemi krejtesisht te fiksioni.


Kunderthenia ndihet menjehere tregimtaret me te mire qe i bejne nder gjuhes shqipe... Po ku jane keta tregimtare pse nuk i shohim sa ndihet pesha e fjales se tyre ne shoqerine tone


Per te kuptuar ate qe ndodh sot me qerthullin e tronditur shkrimtar - opinion publik - lexues le te kujtojme shkurt ate qe ndodhi ne Shqiperi para e pas vitit 1991 ne veshtrim te marredhenies se librit me publikun lexues. Perpara 1991shit dalja e nje libri roman vellim me tregime vellim me poezi ishte thuajse ngjarje zyrtare ose reale ne varesi te vlerave te autorit.


Per cudi keta libra qe i botonte e vetmja shtepi botuese letrare Naim Frasheri ishin ne numer per secilen gjini te ngjashem me numrin e filmave qe duhej te prodhonte kinostudio Shqiperia e Re te themi 12-14 ne vit.


Jehona dhe ndikimi ne publik nuk mund te krahasohej pasi filmi kishte epersi te padiskutuar mirepo edhe vellimet me tregime e sidomos romanet arrinin tirazhe qe sot jane utopike per botuesit 5.000 10.000 15.000 nganjehere edhe 30.000 kopje. Prozatoret ata te lejuarit nga pushteti nxiteshin me menyra te ndryshme me leje krijuese botime falas popullarizim ne sistemin arsimor.


Ata gezonin njekohesisht njefare klasifikimi ne A B C me kategori te pare e te dyte per te cilin kujdeseshin kritiket zyrtare dhe protokollet e gazetes Drita. Mjerisht letersia qe prodhuan keta shkrimtare ishte ne pjesen e saj me te madhe propagandistike naive dhe skematike.


Ndaj dhe qerthulli me shume i diktuar sesa i natyrshem qe lidhte kete krijimtari me masen e lexuesve u prish menjehere sapo ra edhe diktatura - ne ndryshim bie fjala nga qarku letersi e huaj per fat te mire e perkthyer shpesh me mjeshteri - publik i cili nuk e ka humbur as sot vitalitetin e tij se paku ne brezat e mesem dhe te moshuar te lexuesve.


Per kete publiku nuk u shqetesua shume pasi ne vorbullen e luftes per mbijetese qe perfshiu gjithe vitet 90 dhe vazhdon edhe sot nuk ia ndjente me nevojen letersise se njeriut te mire idileve te provinces ose romantikes se punes dhe te historise - cka karakterizonte prozen e viteve 70 80 - aq me shume qe letersia skematike ishte bere dicka e urryer si pjese e propagandes komuniste.


Pastaj shperthyen mediat e reja kryesisht vizive me se pari kanalet e shumta televizive me vone interneti qe ua rrembyen njerezve krejt kohen qe ata e quajne te lire.


Perjashtimet prozatore qe mund te jene lexuar ne tirazhe qindrash ose mijerash keta 20 vjetet e fundit jane fare te pakta ndonje emer i madh qe vinte nga e kaluara ose dukuri te papritura si dy romanet e Ben Blushit Te jetosh ne ishull dhe Otello arapi i Vlores.


Po cbene atehere prozatoret shqiptare pas vitit 1991 Kjo pyetje ne te vertete i ngjan asaj pyetjes sone kur ishim te vegjel cbejne kinezet kur bie shi


Ata hapin cadrat. Ose E lene te bjere. Edhe prozatoret shqiptare kur u erdhi te shkruanin hapen kompjuterin dhe shkruan. Shtytja per te shkruar eshte nganjehere aq e madhe saqe ajo nuk pyet per mungese publiku per indiference te shtepive botuese per buxhet personal qe duhet harxhuar per te nxjerre nje liber.


Kjo ne kushtet kur instancat shteterore ose bashkiake qe do duhej ta kishin ndihmuar perhapjen e letersise shqiptare ne keta 20 vjet e shperfillen ate krejt dhe me fantazine e tyre te varfer e kane vendosur ndoshta ne vendin e 20 te listes se aktiviteteve kulturore te cilat fillojne me festivale te sajuara dhe mbarojne me konferenca patetike.


Te vetmet vatra qe ne njefare menyre e kane perkrahur botimin e letersise shqipe ne gjithe keta vjet kane qene 2-3 shtepi botuese qe meritojne falenderim te vecante dhe 2-3 organe letrare si Mehr Licht Perpjekja Aleph te cilat vertet nuk shiten dhe pak shperndahen por kane se paku meriten qe nuk e lene te humbase kujtesen letrare.


Nuk jane kushte te mira me e sakte jane kushte te keqija per zhvillimin e letrave tona. Thuajse te gjithe shkrimtaret shqiptare jetojne me aktivitete qe nuk jane krijimtaria e mirefillte.


Por keto kushte te keqija per cudi kane edhe anen e tyre te mire Sot shkruan ai ose ajo qe duhet te shkruaje medoemos ai ose ajo qe smund ta lere te heshte dhuntine e vet te brendshme dhe qe smund ta lere jeten te rrjedhe ashtu irracionale sic rrjedh ajo perderisa ka aftesine qe te meditoje mbi kete jete e te na beje edhe ne me kete rast me te mencur.


Keshtu ndodhi qe eshte skartuar ne mase ish-regjimenti i tregimtareve shqiptare sic i mblidhte dikur rreth vetes LSHA dhe kane mbijetuar ato pena qe duhet te mbijetojne. shte ulur ndjeshem numri i prozatoreve - flas per ata te vertetet qe jane dhe protagoniste ne revista e antologji qe rendom edhe perkthehen qe mund te flasin me lexuesin qofte dhe te pakte qofte dhe jashte Shqiperie a ne forume interneti - por eshte rritur ndjeshem cilesia e tyre.


Po te hidhni edhe vetem nje veshtrim te shpejte ne librin qe keni ne duar do gjeni aty nje larmi stilesh e tematikash per te cilat shkrimtaret shqiptare te shekullit te kaluar - jo vetem ata te periudhes se diktatures - as qe do te kishin enderruar.


Per ne qe u moren me kerkimin e tregimeve ishte nje kenaqesi e vecante gjetja e prozave te shkurtra ne periodike letrare a ne vellime shpesh me pamje modeste te harruar nga vitet e tranzicionit qe nuk i takoje as ne librari.


Keshtu u njohem me prozen psikologjike te ngarkuar me atmosfere te Albri Brahushes te cilit per rrefimet parabolike nuk i mbetet mbas as bashkeqytetari i tij Ridvan Dibra me kapercimet fantastike ne mendim qe shquajne Ardian Kycykun ose Ervin Hatibin dac kur ky kerkon te shpjegoje ngjyrat dac te gjeje pse nuk u shkreh kunder Musolinit arma qe ndodhet ne Muzeun tone Kombetar me ironine therese te Ardian Vehbiut qe ka dale te dritarja e banjes se Keshtjelles se tij krejt i pafuqishem perballe tradhtise se taneve dhe avancimit te pomakeve me kthjelltesine pak te marre te Luljeta Danos kur shkon prapa ne histori per te kuptuar veten dhe te vetet me prozen e rende gati tragjike te Ramiz Gjinit e Lazer Stanit etj. etj.


Natyrisht zbulimi eshte dhe me i bukur kur ti skishe degjuar fare per te si prozator/e keshtu me ndodhi mua te pakten me Luljeta Danon Mimoza Hysen dhe Edvin Schwartzin Alket Xhakollarin e Dorian Isain.


Edhe me shume se ne stile eshte e pasur kjo antologji ne temat qe zhbiron. Ato shkojne nga arat e pakorrura te vrasja e bukepjekesit nga buka qe thone se i solli vdekjen Emineskut te persiatjet e Cezarit para se te pesoje thiken e Brutit nga xhaketa e blerte e nje irlandezi ne SHBA te nje grup i shitur muzikor ne Bahia te Brazilit nga nje azil pleqsh ne Gjermani ne fshatrat gjysme te braktisura te Shqiperise.


Por sidomos kerkojne te depertojne shkrimtaret e kesaj antologjie ne boten e njerezve qe zbulojne jeten ose qe ndahen nga jeta ne viset e harruara te feminise e kuptuar si femini vetjake Brahusha Hysa ose femini njerezimi Dano Dibra.


Po aq mire dine disa autore te kesaj permbledhje Vehbiu Hatibi Tufa te kthejne ne farse me armet e satires disa nga klishete e medha te komunikimit tone te shkuar ose te tashem letrar ose mediatik. Ja pra si eshte krijuar nje mozaik qe natyrisht nuk e shpikem ne vetem se donte ca mundim sa te mblidhej.


Kuptohet dhe nuk eshte habi pasuria e stileve ideve temave sepse kemi te bejme me nje letersi qe e ka flakur tej tanime kemishen e hekurt qe ska kohe te merret as me skemat e djeshme dhe as me tabute e sotme por do te hyje drejt e ne teme e tu bjere te vertetave drejt e ne koke.


Per kete letersi edhe vete vendi Shqiperia ose Kosova ose Maqedonia jane treva ngushtimi perderisa letersia sot nuk njeh kufij gjeografike dhe kohore dhe perderisa shqiptaret ne keta 20 vjetet e fundit duhet te kene qene kombi qe eshte derdhur drejt botes se zhvilluar me teper nga cdo komb tjeter.


Pasuria dhe endja e leximit qe te dhuron kjo permbledhje prapeseprape nuk mund te na genjeje qe qerthulli eshte i ngecur qe gjendja eshte e keqe dhe qe me te nuk mund te pajtohemi.


Nje shkrimtar te cilin shoqeria e vlereson dhe i krijon kushte pune do te jape shume me teper keshtu sesa kur eshte ne lufte te perhershme per mbijetese dhe kur i gjen lexuesit me qiri.


Te mos harrojme se shume shkrimtare tanet edhe nga ata qe perfshin kjo antologji gati gjysma nuk jetojne dot ne vendin e gjuhes qe shkruajne ne radhe te pare prej mungeses se komunikimit dhe vleresimit te personalitetit te tyre por pelqejne ti rrine atij larg keshtu ndodh me Elvira Donesin Bashkim Shehun Ervin Hatibin Ardian Vehbiun Ardian Kycykun Albri Brahushen Romeo ollakun Alket Xhakollarin etj.


Te mos harrojme qe te tjere si Adhurim Lako ose Sabaheta Peposhi kane ikur nga kjo jete pa arritur fare te behen te njohur ne publik si prozatore.


Deshira me e mire qe mund te shprehim per kete antologji eshte qe ajo te ndihmoje vec te tjerash per ti kujtuar shoqerise sone se vlerat me te medha te gjuhes e kultures shqiptare jane pikesepari ato te gjallat.


Dhe nder ato veprimtari qe na ndihmojne te kuptojme vetveten natyren njerezore boten perreth nesh letersia nuk e ka dhe nuk ka se si ta kete humbur vendin e kreut.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›