Marlene Hausegger Art me vizat e shqiptareve
E ftuar te jete ne Tirane per rezidencen e artisteve nga Instituti i Artit Bashkekohor Marlene Hausegger e gjeti kryeqytetin te kapluar nga ethet e heqjes se vizave. Kjo i mjaftoi artistes austriake te gjente argumentin. Gjashte javet e qendrimit ne Tirane i sherbyen per te realizuar nje produkt artistik qe do te ekspozohet sot ne galerine Zeta. Jane nje seri portretesh ne vizatim ku detajet artistike nuk kane qene qellim i artistes. I perkasin njerezve te zakonshem qe Marlene ka takuar ne rruge ne markat ne trenin e linjes Tirane-Durres etj. Gjate kohes se qendrimit ne Tirane ajo ka dashur te zbuloje qytetet e enderruara nga shqiptaret qe ende nuk e gezonin lirine. Ne krah te tyre shenohen me germa te medha qytetet ku se pari do te donin te udhetonin dhe arsyet pse. Aty gjen nje fans te Che Guevara nje punonjese banke parukiere shitese nje artist nje student. Harta e deshires shkon nga Barcelona Greqia Milano Parisi per arsye romanticiteti ne Austri per tiu rikthyer edhe nje here majes me te larte ne Londer per studime apo per te bere shoping ne Rome per arkitekturen e vjeter dhe kulturen nderkohe qe nje 19-vjecar ka zgjedhur Meksiken qe te behet aktor. Lista vazhdon me Islanden Berlinin Shtutgartin etj. Kur erdha ketu nga Vjena pashe qe te gjithe njerezit ishin shume te gezuar per liberalizimin e vizave. Degjoja edhe thirrje te tipit lsquoTani jemi te lire. Nga kjo me lindi ideja qe te pyesja njerez te ndryshem per destinacionet e enderruara ku ata do te donin te shkonin dhe i pyeta se pse do te pelqenin kete apo ate vend. Te gjithe te intervistuarit i perkasin shtresave dhe moshave te ndryshme. Secili ka endrren e tij. Disa vajza pelqejne Parisin sepse jane romantike apo se duan te bejne shoping disa Italine se kane familjet dhe shume te tjere pelqejne Gjermanine tregon artistja. Instalacioni plotesohet edhe nga dy nderhyrje te tjera. Nje gramafon rrotullohet pa pushim por ne vend te pllakes mban mbi vete disa germa qeramike me ngjyra festive qe formojne fjaline Jo me viza. Marlene tregon se ky objekt ka edhe simboliken e vet. Cdo shqiptar sipas saj ka ne mendje nje muzike udhetimi qe ajo e percjell permes ketij gramafoni qe tregon se e ka pasur te veshtire per ta gjetur. Nga ana tjeter nje video me nderhyrje ne hapesira publike i jep jete endrrave te intervistuarve. Per Marlenen ky ishte projekti i pare ne Shqiperi. Ishte shume frymezues. Do te doja te kthehesha serish thote ajo.