E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garibaldi si duronte kafshet ne kafaz

Anita Garibaldi nje leksion per lirine bazuar ne pervojen e jetes se marinarit dhe luftetarit per Republike Xhuzepe Garibaldi


Aq me pak njerezit.
Ka shume histori qe i vishen jetes se Garibaldit per te ilustruar me to idene e tij mbi lirine. Njera per te cilen foli dje ne Biblioteken Kombetare ne Tirane stermbesa Anita eshte vete liria. Se si gjenerali qe luftoi per Bashkimin e Italise e fitoi strukturoi dhe e aplikoi se pari me jeten e tij konceptin e lirise.


Ne viziten e dyte ne Tirane Anita Garibaldi e divulgoi Pervjetorin e Bashkimit te Italise 150 vjetorin me njerezillek. Nuk foli per mitin Garibaldi gjeneral dhe udheheqes i levizjeve nacionalclirimtare ne Italine e shek. XIX lirimtari i Botes se Vjeter.


Por se si u be njeri me nje pavaresi mendore femija qe lindi ne det ne Nise 1807 dhe ne det u rrit. I biri i nje tregtari te vogel peshku qe ishte transferuar nga Liguria ne Nise. Ky femije u rrit keshtu duke u kacavjerre neper litaret e velave neper barka e anije gjithnje e me shume i lidhur me natyren e detit nga i cili mori zanatin marinar.


I tille qysh 5 vjec kur ndiqte anijet e peshkimit andej nga i frynte velat tregtia duke njohur ne kete menyre rregullat e jetes e te rreziqeve te detit por edhe disiplinen e detit prandaj ai ishte shume i pergjegjshem per rendesine e disiplines ne jete. Fale kontakteve me keto elemente esenciale te jetes ai fitoi kuptimin per hapesiren individuale te lirise.


Dhe po ti referohemi fjaleve te djeshme te Anita Garibaldit - mban emrin e stergjyshes se saj gruas braziliane dhe krahut te djathte gjeneralit - vendi ku takohet kjo liri eshte pika ku deti puth horizontin.


Ky koncept frymezimi universal qe ai e ruajti gjithe jeten. Kjo hyn te Urdheresa e Garibaldit per Lirine sic e quan ajo me te qeshur. Doja tju flisja sot ketu per rendesine e lirise sepse e drejta njerezore e drejta civile bazohen ne konceptin e lirise jo vetem per njerezit por edhe per kafshet.


Nuk eshte per te qeshur. Xhuzepe Garibaldi themeloi shoqaten e pare ne mbrojtje te kafsheve sepse thoshte jane qenie te gjalla. Ai i urrente kopshtet zoologjike nuk shihte dot kafshe ne kafaz. Edhe ato kane te drejta ta jetojne boten sic e jetojme ne.


shte nje koncept baze qe vjen nga personaliteti i tij prandaj vendosa te flas me kete gjuhe sonte. Per Garibaldin udheheqes gjen ne internet sa te duash. Historine e gjeni gjithkund.


Gruaja perdori nje krahasim te lundrimit virtual ne internet te te rinjve te sotem me lundrimin e vertete te gjysherve dhe stergjysherve te sajet dhe taneve qe udhetonin neper bote dhe mesonin per qenien njerezore per ate qe ajo ka nevoje per ate qe ajo kerkon. Ketij i qellimi ia mberrin nje njeri ne liri fjale qe sot e perdorim ne menyre te habitshme thote zonja Garibaldi.


Po perpiqem qe nepermjet ideve te tij koncepteve dhe sidomos nga aktet e jetes se tij te rikrijoj para jush nje kuptim per jeten ne bashkesi nje kuptim i zhvleresuar dhe refuzuar


Tekefundit Italia qe u formua nuk ishte Italia qe desh Garibaldi nuk u be ajo per te cilen kishte luftuar. Ja kete thote Anita qe eshte rritur me kujtimet e gjyshes e shoqja e Ricciotti Garibaldit i cili kerkonte te vinte ne Shqiperi per te ndihmuar shqiptaret ne fakt luftoi ne Greqi kunder turqve.


Prej gjyshes qe jetoi deri ne vitet 40 te shekullit te kaluar mesoi se te ishe grua apo nene e nje Garibaldi ka qene gje e veshtire. Burrat ne lufte mbronin popujt grate pa pune pa para mbanin barren e tradites dhe te vlerave te vetedijshme megjithate per te drejten per edukim dhe shkollim.


A ndihet edhe kjo grua qe i ka kapercyer te shtatedhjetat nje grua Garibaldi Po thote se po sepse perpiqet te gjeje raportin e duhur mes njerezve pushteteve popujve. Ne menyre qe njerezit te jetojne me mire ti shprehin idete e tyre te jetojne ne nje bote me te qete e me harmonike.


E di qe eshte ideal ky por dikush duhet ti vendose ca objektiva dikujt qe qeveris. Idealet nuk mund te mberrihen sepse as Zotin nuk e mberrijme dot por le te ndjekim kete rruge sepse te gjetur ndoshta ate me te miren.


Anita Garibaldi drejton sot Qendren e Studimeve Politike Evropiane kujdeset qe te mbaje gjalle kujtesen historike qe lidhet me stergjyshin e saj. shte autore e La donna del Generale nje veper mbi rezultatet e nje kerkimi ne Ameriken e Jugut per jeten e stergjyshes se saj Anita Garibaldi.


Prej vitit 1999 drejton Shoqaten Kombetare Garibaldine qe mban gjalle epopene e Bashkimit te Italise. Ne vitin 2003 ka botuar Nate dal mare nje sage historike ku Anita Garibaldi rrok 150 vjet histori te tre brezave Garibaldi.


Pas ketij takimi Flavia Tibaldi Drejtoreshe e Institutit Italian te Kultures njoftoi se aktivitetet per 150-vjetorin e Bashkimit te Italise vazhdojne neser ora 11.00 ne Biblioteken Kombetare. Prezantohet Arbereshet dhe Garibaldi ribotim Onufri i studiuesit Koli Xoxe ndersa studiuesi arberesh Elio Miracco profesor i Gjuhes dhe i Letersise Shqipe ne Fakultetin e Letersise dhe te Filozofise ne Universitetin La Sapienza te Romes flet per Kontributin e arberesheve ne Rilindjen Italiane.


Sepse ata vertet qe kane dhene kontribut te madh shtoi Tibaldi. Emra te medhenj italiane si Gramsci Crispi Cuccia qe kane dhene per Italine jane te gjithe arbereshe.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›