Dhuna ne familje takim me gjimnazistet
Ne kuader te fushates ndergjegjesuese kunder dhunes dhe ne diten nderkombetare te luftes kunder dhunes ne familje Njesia per Mbrojtjen e Femijes dhe Familjes ne Bashkine e Kukesit dhe shoqata Alb-Aid organizuan takimin me te rinjte gjimnaziste te gjimnazit Havzi Nela te qytetit. Qellimi i takimit ishte ndergjegjesimi i te rinjve per tu bere dhe ata aktive ne denoncimin e dhunes ne familje. Ne takim drejtoresha e Qendres se Sherbimeve Sociale ne Bashkine e Kukesit Lirie Gjana beri nje pasqyre te gjendjes social-ekonomike ne qytet situaten e dhunes ne familje bazuar ne te dhenat e raportuara nga policia gjate viteve 2009-2010 ndersa Klodiana Pacara menaxhere e projektit te Njesise per Mbrojtjen e Femijes dhe Familjes foli per faktoret e dhunes ne familjet kuksiane si dhe njohu me gjate te rinjte mbi kete iniciative.