E Shtunë, 31 Tetor 2026

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

Një 32-vjeçar i arrestuar nga Policia e Vlorës ka humbur jetën këtë mëngjes, pasi është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:50, kur shërbimet kanë konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës. Në orën 10:05, mjekët kanë konfirmuar se ai kishte humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak.

E. Sh. ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, pasi dyshohej për veprën penale “Vjedhja”.

Rrethanat në të cilat 32-vjeçari humbi jetën po hetohen. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›