E Shtunë, 31 Tetor 2026

VMRO-DPMNE propozon shtyrjen e afatit per dorezimin e emrave te kandidateve

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski është paraqitur me një propozim të ri për tejkalim të krizës politike në Maqedoni. Kjo parti propozon shtyrje të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve deri më 3 mars, me qëllim që në opozita maqedonase të ketë kohë të mjaftueshme për tu kyçur në procesin zgjedhor. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie Zoran Stavrevskit thotë se ky propozim është bërë për hir të interesave shtetërore dhe në drejtim të tejkalimit të ngërçit politik. Ky propozim nuk parasheh edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
“Përcaktimi i një afati të ri për paraqitjen e listave të kandidatëve për këshilltarë dhe kryetar komunash, që do të zgjaste deri më 3 mars deri në ora 24. Gjatë këtij afati të gjitha partitë politike do të mund ti parashtrojnë listat. Kjo procedurë do të mundësohej me ndërhyrje në Kodin Zgjedhor dhe ka të bëj vetëm me këto zgjedhje lokale.
Në rast se opozita e pranon këtë propozim, nesër në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit do të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe të njëjtat do të hynin në fuqi menjëherë. Mirëpo që të realizohet ky ndryshim, nevojitet kthim në Kuvend i deputetëve opozitarë.
“Në drejtim të tejkalimit të krizës politike, rezultate pozitive do të kishte po që se LSDM-ja sjell vendim për kthimin e grupit të saj parlamentar në Kuvend, me çka do të vazhdonte dialogu politik për të gjitha çështjet e rëndësishme.
LSDM-ja, e ka cilësuar si dyfytyrësi ofertën e VMRO DPMNE-së, duke theksuar se me këtë partia e kryeministrit Nikolla Gruevski po vazhdon qasjen e papërgjegjshme ndaj krizës politike dhe interesave kombëtare të vendit. Kjo parti rikujton se opozita nuk ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet për shkak se nuk ka pasur kohë për këtë, por për shkak se “vendimi për bojkot është përgjigje për puçin partiako-policor të Qeverisë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›