E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV 76 mije te papune nga privatizimet

Proçesi i privatizimit në Kosovë deri më tani ka lënë pa punë mbi 76 mijë punonjës. Këto shifra shqetësuese u bënë publike nga lëvizja Vetëvendosje.

Aktivistë të lëvizjes në sheshin e kryeqytetit në mënyrë simbolike shënuan 76 mijë vija për të lënë gjurmë për pasojat që ka sjellë privatizimi në Kosovë.

“Humbja e këtyre vendeve të punës ka rrezikuar mirëqenien e rreth 12.667 familjeve në Kosovë. Privatizimi ka rezultuar në shkatërrimin e vendeve të punës, që i ka ulur të ardhurat për familje dhe si pasojë ka rrezikuar shkollimin e fëmijëve dhe kujdesin shëndetësor në këto familje. Për më tepër, privatizimi ka shkatërruar industrinë duke ia ndërruar destinimin shumicës së ndërmarrjeve prodhuese duke i shndërruar nga ndërmarrje prodhuese në hotele për ahengje, nga toka bujqësore në ndërtime betoni”, deklaroi Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Vetëvendosjes.

Aktivistët e VV-së thonë se, ky model i privatizimit ka rrezikuar edhe potencialin për zhvillim ekonomik, duke e kthyer Kosovën në një vend që vetëm konsumon.

Ndërkohë që, procesi i privatizimit është faktori kryesor që Kosova renditet e para në Evropë për nga varfëria dhe papunësia.

Sipas VV-së privatizimi i PTK-së, KEK-ut dhe Trepçë duhet parandaluar në mënyrë të evitohet një katastrofë ekonomike, në mënyrë që në të ardhëmn  brezit të ri mos t’i trashëgojmë veç varfërinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›