E Diel, 1 Nëntor 2026

Personat me aftësi të kufizuar, në Festivalin e Filmit për të Drejtat e Njeriut

Kërkesat e tyre për të qenë të barabartë, për tu arsimuar, për të punuar dhe për të qenë pjese e shoqërisë pa diskriminim kanë marë jehonë në Forumin për Njerëzit me aftësi të kufizuara në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.Vëmendja ndaj kësaj kategorie është një mision i Fondacionit Vodafone Albania dhe Akademisë “Marubi”.
 

5 panelistët kanë shkëmbyer eksperiencat me gjimnazistët e Tiranës, ku kanë demostruar qartë vlerat dhe prirjet e tyre në fusha të ndryshme, në art, teknologji si edhe eksperiencat në mundësinë që Fondacioni Vodafone Albania u ka dhënë në sajë të projektit "Bota e ndryshimit".
 

Forumi për "Njerëzit me aftësi të kufizuar " është forumi i fundit për këtë edicion të 7 të Fesivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri. Për ditë me radhe Akademia “Marubi” ka sjellë në vëmëndje forumin për gratë dhe fëmijët, për mjedisin, për drejtësi dhe kanun me qëllim fokusin në problemet që lidhen me të drejtat e njeriut. Data 29 shtator sjell edhe natën finale të kësaj maratone të Festivalit të Filmit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›