E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha viziton ekspozitën me mozaikë në Muzeun Kombëtar

Kryeministri Berisha ka vizituar sot ekspozitën mozaikë të autorit Myftar Cubin, që është çelur në Muzeun Kombëtar në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
 

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha e cilësoi si mbresëlënëse ekspozitën duke theksuar se artisti Myftar Cubi ka derdhur në mozaikë historinë, etnografinë, lirikën dhe bukuritë shqiptare.

 Ky art është ndër më të vështirët në krijim, imagjinatë, dhe realizim por ka sot një mjeshtër të madh si Myftar Cubi i cili pasqyron një traditë të hershme. Nuk duhet të harrojmë se në trojet tona gjenden disa nga mozaikët më të mirë të planetit siç është edhe “Bukuroshja e Durrësit”. Myftari ka ringjallur, ka sjellë në ditët e sotme këtë zhanër që i reziston kohërave më shumë se të gjitha artet e tjera pamore. Mbeta shumë e impresionuar nga portretet e burrave të shquar të kombit në këtë 100 vjetor. Në këto mozaik ka vetëm fisnikëri dhe aspak vulgaritet, ka art të vërtetë” tha Berisha.

Sipas kryeministrit, kjo ekspozitë me mozaikë mund të shëtisë në galeritë më serioze me dinjitet.

Ekspozita autorit Myftar Cubi ka mozaikë të krijuar me gurë natyrorë, të pangjyrosur, të cilët formojnë kryesisht portrete. Ndër to, disa prej figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, nismëtarë të shpalljes së pavarësisë, si dhe buste grash shqiptare me aksesorë të dallueshëm popullorë.Galeria personale e Myftar Cubit, do të qëndrojë e hapur në muzeun historik nga data 24 deri me 30 shtator 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›