E Diel, 1 Nëntor 2026

VV: Dialogu me Serbinë nuk na izolon

Dialogu me Serbinë nuk e izolon Kosovën përballë arenës ndërkombëtare, ashtu siç pretendohet nga Qeveria e këtij vendi, dhe qeveritarët duhet të jenë me serioz kur bëhet fjalë për çështje madhore për vendin. Kështu u tha të hënën në tryezën e organizuar me shoqërinë civile nga Lëvizja Vetëvendosje, me temën “Dialogu me Serbinë nuk na izolon”.

Xhelal Sveçla nga kjo Lëvizje ka thënë se në Kosovë mungon debati për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me vendin. Sipas tij, VV ka filluar një seri takimesh me akterë të ndryshëm më qëllim që të shoh se si ata i shohin proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova. Ai, po ashtu, ka thënë se nga Qeveria e Kosovës, vërehet një tendencë që çështja e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e tij të minimizohen dhe anashkalohen.

Ndërsa Glauk Konjufca, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje” ka thënë se forumet e tilla me qytetarë dhe shoqërinë civile janë të rëndësishme, pasi që, së pari duhet një dialog i brendshëm në Kosovë. Ai ka pohuar se vendit tonë i ka munguar një debat i brendshëm, debat mes grupeve shoqërore, shoqërisë civile, mes qytetarëve dhe subjekteve politike, ku do të diskutoheshin çështjet me rëndësi për vendin. Sipas tij, po të kishte pasur debat të brendshëm më shumë brenda Kosovës, atëherë nuk do të kishte pasur kaq shumë dialog me Serbinë.

Konjufca ka folur, po ashtu, për gjendjen ekonomik dhe politike në vend, duke e quajtur këtë jo të favorshme për vendin dhe qytetarët e tij. Ai ka pohuar se situata politike në Kosovë karakterizohet me demokraci të brishtë dhe se gjendja ekonomike dhe sociale, po karakterizohet nga papunësia masive dhe nga varfëria enorme.Konjufca, po ashtu, ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet t`i vendosin vijat e kuqe për pushtetin e të cilat janë të pa negociushme, si demokracia, sundimi i ligjit, zgjedhje të lira dhe pavarësim të sektorit të drejtësisë.

Sipas tij, një qeveri e tillë, që aktualisht është në Kosovë më shumë e ka hallin tek interesi i ngushtë personal. Ndërsa duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se ata nuk besojnë tek koncepti se pa bisedime me Serbinë Kosova izolohet ndërkombëtarisht. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë veprime, që ia prekin Serbisë interesat brenda Kosovës.

Ndërsa duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se ata nuk besojnë tek koncepti se pa bisedime me Serbinë Kosova izolohet ndërkombëtarisht. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë veprime, që ia prekin Serbisë interesat brenda Kosovës.

Ndërsa Nazim Haliti, nga organizata Joqeveritare FIQ ka thënë se qeveria duhet ta ndërtojë një pozicion karshi Serbisë dhe jo si deri tani të rrijë duarkryq.

Në këtë takim Lëvizja “Vetëvendosje”, po ashtu, propozoi Planin e Veprimit për veriun të përmbledhur në 13 pika, e me anë të cilit kërkohen hapa konkret që duhet marrë për një shtet normal. Sipas planit të VV, FSK duhet të bëhet ushtri, në veri duhet të ketë prezencë të shtuar të policisë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme atje, Kosova duhet të krijojë marrëdhënie të fuqishme bilaterale me shtete të veçanta që kanë njohur pavarësinë, posaçërisht me SHBA-në, Shqipërinë dhe shtete kryesore të BE-së.

Po ashtu, sipas VV, duhet të ndërpriten përfundimisht dhe zyrtarisht bisedimet që po planifikohen të mbahen me Serbinë. Duhet të vihen në shënjestër burimet financiare të strukturave ilegale të Serbisë, integrimi social politik dhe ekonomik i veriut, pa të cilin s`mund të ketë paqe si dhe angazhim për shqiptarët kudo që janë, e veçanërisht për ata në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›