E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Kosova ka rënë në duar të mafiozëve

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur Qeverinë e Kosovës mafioze pas publikimit të përgjimeve telefonike që u janë bërë udhëheqësve të shtetit.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti, tha në një konferencë për media se nuk është e rëndësishme se kush i ka bërë publike përgjimet, por e rëndësishme është që qytetarët ta kuptojnë se Kosova ka rënë në duar të mafiozëve, raporton RTK.

Ahmeti tha se EULEX-i duke i ditur të gjitha këto, ende nuk ka ndërmarrë asgjë, ndërsa njerëzit e qeverisë, i cilësoi si të shantazhuar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›