FBI: E kemi mposhtur grupin Anonymous

Buroja federale e policisë amerikane FBI pohoi se e ka neutralizuar me suskes grupin e hakerëve Anonymous. Me një sërë arrestimesh thuhet të jetë zvogëluar dukshëm ndikimi i këtij grupi.
Identifikimi dhe arrestimi i pesë anëtarëve të Lulz Security, një pjese të fuqishme të grupit Anonymous, ka pasur efekt të madh, tha Austin P. Berglas, agjent i FBI-së nga zyra e cyberit në New York. Që të pesë anëtarët e arrestuar janë deklaruar se janë faktorë, shtoi ai.
Para pesë ditësh edhe në Itali janë arrestuar katër anëtarë të këtij grupi, të cilët kishin sulmuar ueb faqet e qeverisë italiane, institucioneve tjera shtetërore dhe të Vatikanit./Indeksonline/