E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Procesi i liberalizimit të vizave, retorikë boshe

Alma Lama

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverinë e Kosovës se nuk po bën sa duhet të procesin e liberalizimit të vizave. Deputetja e VV-së, Alma Lama në një deklaratë për shtyp u shpreh se korrupsioni dhe krimi i organizuar janë dy faktorët që po mbajnë të izoluar Kosovën.

Retorika e qeverisë së Kosovës doli të jetë boshe, për të disatën herë me radhë, pasi ende nuk ka shënuar asnjë hap drejt këtij procesi. Kishte premtuar se do të merrte udhërrëfyesin për viza në muajin mars, mirëpo në vend të tij mori mesazhin që ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, u shpreh Lama.

Deputetja e Vetëvendosjes ka nënvizuar se qeveria për vite më radhë përdor retorikën dhe propagandën, pro integrimeve evropiane, për të mbuluar dështimin sa i takon liberalizimit të vizave. VV është shprehur se duhet miratuar me urgjencë ligji antimafia. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›