Topi viziton familjen e Vilson Blloshmit

Topi në familjen e Vilson Blloshmit
Presidenti i Republikës, Bamir Topika zhvilluar një vizitë në familjen e poetit të pushkatuar gjatë periudhës së regjimit komunist,Vilson Blloshmi, në fshatin Fanjë të Komunës Qukës të rrethit të Librazhdit.
Presidenti Topi u prit nga Kryetari i Komunës Qukës, Fatmir Kryeziu, nga Sami Blloshmi, i ati i poetit të pushkatuar gjatë regjimit diktatorial, Vilson Blloshmi, nga Bedri and Nazmi Blloshmi, vëllezërit e të ndjerit, nga familjarë dhe nga të përndjekur të tjerë nga regjimi komunist.
Topi vlerësoi në mënyrë të veçantë qëndresën e Vilson Blloshmit, por dhe të të gjithë të dënuarve e të pushkatuarve të kohës së diktaturës, vetëmohimin dhe papajtueshmërinë e tyre me ideologjinë komuniste të një prej sistemeve më diktatoriale që shkaktoi krime monstruoze. /F.S/