E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Revanshimi nuk e përmirëson situatën

(E plotësuar) Lëvizja Vetëvendosje! ka dalë me reagimin e saj zyrtar në lidhje me hepjen e lapidarit të UÇPMB-së.
“Në mungesë të veprimeve shtetërore të Kosovës, në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar thirrje të ndryshme për revanshizëm në caqe të ndryshme brenda Kosovës. Përderisa zemërimi është i kuptueshëm, çfarëdo revanshizmi nuk e përmirëson situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe e dobëson pozicionin e Kosovës. Ky zemërim duhet të shëndrrohet në trysni ndaj përgjegjësit kryesorë në Kosovë, qeverisë Thaçi”, thuhet në reagimin e kësaj lëvizjeje.

Ata thonë se përkrahin protesta dhe bëjnë thirrje që të rritet presioni ndaj qeverisë së Kosovës.

“Popullata shqiptare në luginën e Preshevës duhet të fillojë protestat paqësore e gjithpopullore për të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Populli shqiptar në të gjitha trevat tjera shqiptare duhet të solidarizohet me popullin e Luginës. Presioni qytetar duhet të shtohet drejt qeverive në Tiranë e Prishtinë për ti mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginë e veprime konkrete instituicionale, materiale e financiare”, thuhet më tej në reagim.

Lëvizja ka konfirmuar edhe një herë përkrahjen për këtë pjesë.
Lëvizja VETËVENDOSJE përkrah kërkesat nga platforma politike e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të miratuar nga këshilltarët komunal të këtyre tri komunave dhe e rikonfirmuar disa herë si dhe kërkesën për kthimin e lapidarit.

---

Lideri i Lëvisjes Vetëvendosje! fjalimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm e nisi me shqetësimin për heqjen e lapidarit.

Kurti e ka bërë përgjegjëse qeverinë e Kosovës për heqjen e këtij lapidari kurse fajtore Serbinë.
“Fajin për heqjen e këtij lapidari, që shënon edhe kryengritjen edhe kujtesën tonë e mban Serbia, përgjegjësinë për heqjen këtij lapidari e mban Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kurti gjatë fjalimit të tij.
Ai ka rikujtuar se është metodë e Serbisë që krimet më të mëdha t’i kryejë gjatë fundjavës.

“Shumë masakra dhe krime mizore që i ka bërë Serbia në shekullin e kaluar, janë kryer pikërisht në ditët e fundjavës.Kështu ndodhi edhe tash, sepse regjimi atje është i njëjtë dhe qëllimi e qëndrimi i atij regjimi është po ashtu i njëjtë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq për fndin e veçantë të krijuar ka thënë se është krejt I padrejtë meqë në very qytetarët jetojnë me një mesatare prej 93 euro kurse në jug me 37. SIpas tij, shqiptarët kështu po bëhen si palestinezët.
Ai më pas ka folur për alternativat qeverisëse të kësaj lëvizjeje.

“Alternativa Qeverisëse është një përpjekje serioze për ta bërë politikën tonëpërgjegjëse ndaj qytetarit dhe për ta përkufizuar atë në mënyrë të arsyeshme.Është hera e parë që një forcë politike prodhon një dokument të tillë, si për nga serioziteti, ashtu edhe për nga thellësia dhe qëllimi”, ka thënë ai.

Ndërkaq,ka përmendur edhe shtyllat kryesore të programit të LVV-së.
Ky programi yni ka tre shtylla, Shtetin e së Drejtës, Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik, dhe Mbrojtjen Sociale. Këto tre shtylla shprehen në 20 kapitujt e programit tonë, të cilat janë shkruar prej ekspertëve dhe njerëzve të përfshirë në sektorët e ndryshëm të shoqërisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›