30 ditë paraburgim për Stojiqin

Të dyshuarit të parë për vrasjen e Adem Byqmetit në Ponesh të Gjilanit, Momqillo Stojiq i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga ana e gjykatëses së procedurës paraprake, Emine Salihu. Këtë e konfirmoi për rajonipress, Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan.
Haziri tha se Stojiq dyshohet për veprat penale “ndihmë në vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”, raporton Express.
Sipas tij paraburgimi prej 30 ditësh Stojiqit i është caktuar me kërkesën e Prokurorisë Themelore për krimet e rënda në Gjilan./Indeksonline/