Fal gjakun e djalit për hir të gjakut të dëshmorëve

Pas 15 vjetësh hasmëri, familja Lahu nga Vushtria fali gjakun e familjes Rugova.
Babai i djalit të vrarë ka thënë: “Gjakun e fali për hir të Allahut, për hir të dëshmorëve, për hir të familjeve të tyre, për hir të familjeve të të zhdukurve”
Sabit Kadriu i cili kishte ndërmjetësuar për faljen e gjakut thotë se ky fenomen po ndodh për shkak se sistemi i drejtësisë nuk funksionon. “Në mungesë të ligjeve njerëzve iu kthehen kanuneve, tash edhe që i kemi ligjet janë shumë të brishta dhe nuk respektohen”, ka thënë Kadriu./Indeksonline/