E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Seksi nuk është më i rëndësishmi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas incidentit në të cilin u demoluan kukullat e një ekspozite në Prishtinë.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se qeveria dhe Policia e Kosovës duhet të dënojnë të gjitha problemet dhe jo të bëjnë drejtësi selektive.

"Reagimet selektive të Policisë së Kosovës, sidomos në vitin 2012, inkurajojnë arbitraritet në shoqëri. Dhuna e pushtetit në emër të shtetit themelon një “kontratë të re” ku ithtarët e pushtetit i japin të drejtë vetes luftimin e njerëzve të papërshtatshëm për ta e sipas tyre. Vetëm në këtë vit, kujtoni rastet e dhunës policore prej asaj në Merdar dhe te Dheu i Bardhë me 14 janar, e deri te dhuna e shfrenuar në Sheshin “Nëna Terezë” me 22 tetor. Në mungesë të shtetit ligjor kemi pushtet që zbaton “drejtësi selektive” dhe e rrënon shoqërinë. Po ky pushtet, në njërën anë, është i interesuar që zemërimi i njerëzve të varfër e të papunë të shfryhet mbi një grup tjetër shoqëror dhe jo mbi regjimin, ndërkaq, në anën tjetër, pushteti do që ta afrojnë shoqërinë rreth vetes kundër pikërisht këtyre sulmuesve".

Sipas Vetëvendosjes nuk mund të trajtohet problemi i edukatës seksuale si më i rëndësishëm se sa problemi i arsimit në përgjithësi. Kohëve të fundit, edhe vetëm në rrafshin shprehimor, shumë më tepër janë dëgjuar në publik të flasin për seksin Sami Lushtaku e Adem Grabovci. Madje, ata flisnin për dhunën seksuale në mënyrë dëshirore.

“Nuk bën që të frikësohemi nga grupet ekstreme fetare. Mungesa e punësimit dhe zhvillimit ekonomik, mungesa e sovranitetit të shtetit, që të gjitha këto prodhojnë varfëri e mjerim, që më tej sjellin reagime ekstreme. Feja duhet ndarë nga dhuna dhe imponimi. Asnjë lloj dhune nuk është dhunë fetare, dhe nuk duhet asnjë fe që promovon dhunë. Besimi në Zot është e drejtë themelore e njeriut e cila duhet të respektohet nga të gjithë, siç duhet respektuar edhe mosbesimi në të”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Po sipas kësaj Lëvizje edukimi seksual nuk duhet të jetë ‘seksi’ për të qenë edukim. Për të mësuar për joshjen seksuale nuk është e thënë të joshim seksualisht. Njëkohësisht, marrëdhënie enigmatike të seksualitetit që mandej prodhojnë nevojë të sforcuar për tabuizim krijon kryesisht klasa e mesme./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›