E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia Luginës i dhuroi 110 milionë ndihma dhe 110 vjet burg

Republika e Serbisë jo rrallë është kritikuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës për mos kujdes dhe për numër të vogël të investimeve.

Në 12 vjetorin e themelimit Trupi Kordinues Ndërkombëtar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka publikuar investimet në këtë pjesë të treguara me euro.

Nga ky konstatim del se qeveria serbe ka investuar për 12 vjet vetëm 75 milionë euro për Luginën e Preshevës ndërkohë që TK ka dhuruar edhe 35 milionë të tjera, transmeton Presheva Jonë.

Më një numërim të thjeshtë shifrash shihet se këto investime qytetarët e Preshevës i kanë paguar po me aq vjet burg./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›