E Diel, 1 Nëntor 2026

VV-ja mobilizon qytetarët me numrat e telefonit të deputetëve

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media  ua ka publikuar të gjithë deputeteve të Kosovës numrat e telefonit, pos deputetëve të vet.

Vetëvendosje ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që secili nga ta të dërgojë nja një sms në numrat e telefonit të deputetë për të kërkuar ndalimin e ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë.

 Listës së numrave i prinë deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, për të përfunduar me numrin e telefonit të deputetit Fikrim Damka.

“Unë si qytetar/e i Kosovës ju kërkoj që të respektoni detyrën që keni si deputet i Kuvendit tonë, pra të mos ta votoni legalizimin e Serbisë në Kosovë duke ratifikuar e Marrëveshjen Thaçi-Daçiq”, është sugjerim i Vetëvendosjes ndajë qytetarëve të Kosovës.

Sipas VV-së, secili prej qytetarëve mund të bëjë përpjekje edhe kolektive edhe individuale për ta ndaluar votimin e kësaj marrëveshje.

Nesër, në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›