Atletico Madrid e do Europa Leaguen

Atletico Madridi synon ta fitojë Europa Leaguen këtë sezon.
Për këtë është i bindur mesfushori portugez Tiago, i cili ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit çerekfinale ndaj Hannoverit të Altin Lalës.
“Jam mirë, dëshiroj të kthehem dhe t’i ndihmoj shokët e skuadrës. Në kampionat kemi humbur pikë, kështu që duhet të arrijmë larg në Europa League. Do të jetë e rëndësishme që ta kalojmë turnin”, deklaroi përfaqësuesi portugez, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe për Juventusin dhe Chelsean.