Kryengritësit e FARC-ut liruan 10 pengje

Të rrëmbyerit janë transportuar nga xhungla me një helikopter ushtarak brazilian.
Ata u dërguan në qytetin e Villavicencio, ku u pritën nga të afërmit e tyre, ndërsa u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore.
Gjithçka filloi më shumë se një dekadë më parë, pasi ata u kapën rob gjatë luftimeve me grupin kryengritës.
FARC kishte premtuar në fillim të këtij viti për lirimin e gjashtë policëve dhe katër ushtarëve, në atë që ndërmjetësit e quajtën një "gjest paqeje".
Mendohet se kryengritësit ende mbajnë qindra civilë, edhe pse ata kanë premtuar se do të ndalojnë rrëmbimet për përfitime monetare.
Lirimi i pengjeve ishte koordinuar nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe një grup i ndërmjetësuesve kolumbianë të udhëhequr nga ish-senatori, Piedad Cordoba.