E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV lëshon mbledhjen, akuzon për presion Thaçin e Faithin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka lëshuar në mënyrë demonstrative mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, ku në rend dite ishte shqyrtimi i projektligjit për Hoçën e Madhe.

Madje në takim ishin edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i ICO-së, Pieter Faith që ka disa ditë që po kërkojnë nga komisioni ti miratoj amendamentet.

Aliu ka thënë se "Thaçi e Faith hapur po ushtrojnë presion dhe ky projektligj është kryekëput politik". Shefi i ICO-së, Faith ka mohuar se është ushtruar presion përderisa Kryeministri Thaci nuk ka dashur të flasë.

Komisioni do të mblidhet sërish për të votuar amendamentet e këtij projektligji. /indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›