Vace Zela ne Veprimtari përkujtimore për veprën e akademikut Bedri Dedja
14/05/2009 Merr pjesë edhe ikona e këngës shqiptare Vaçe Zela
Më 9 maj 2009 në Nëshatel të Zvicrës u zhvillua një veprimtari e bukur dhe emocionuese për veprën e akademikut Bedri Dedja, ku për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij mori pjesë edhe ikona e muzikës së lehtë dhe popullore shqipe, Artistja e Popullit Vaçe Zela. Ishin të pranishëm edhe Pjetër Rodiqi, bashkëshorti i saj, përkthyesi i talentuar i disa librave të autorëve zviceranë për Shqipërinë dhe Kosovën; Irma Rodiqi, ekonomiste në Institutin e Statistikave në Bazel të Zvicrës dhe poete.
Po ashtu merrnin pjesë Nazmi Jokurti, kryetari i bashkësisë shqiptare për Zvicrën; Asllan Gjinovci, president i “Albanian International Scholarship Foundation”; shkrimtari Gani Demiri; Rexhep Sadria, president i “Kosova Raisen”; Abaz Fejzullahu, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë në Zvicër; arsimtarë të gjuhës shqipe e intelektualë nga të gjitha kantonet, fëmijë të klasave shqipe, artdashës, përfaqësues të bibliotekës “Bibliomonde” të Nëshatelit, gazetarë etj. Evenimentin në Nëshatel e nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe balerini i shquar shqiptar Enkel Zhuti, njohur në shumë skena të Europës, ardhur enkas për këtë veprimtari nga Italia.
Është hera e parë që Vaçe Zela, me gjithë gjendjen e saj shëndetësore jo të mirë, merr pjesë në një aktivitet kulturor. Hyrja e Zelës në sallën e madhe të restorantit u prit me duartrokitje, që vazhduan më tepër se 20 minuta, shoqëruar me tingujt e këngëve të paharruara të interpretuara prej saj. E emocionuar dhe e përmalluar nga një pritje e tillë e veçantë për të, artistja jonë e shquar, por tepër modeste dhe fisnike, pranoi të dalë në fotografi, si kujtim i bukur i kësaj mbrëmjeje festive, me të gjithë pjesëmarrësit, bashkëkombës në Zvicër, por edhe të ardhur nga vende të tjera të Europës. Tepër e emocionuar, artistja e shquar shprehu kënaqësinë e saj si dhe fjalët: “Sot ju më shtuat edhe një dekadë në jetën time. Dhe nuk do ta harroj kurrë këtë pritje madhështore. Ju dhe të gjithë, bashkëkombësit e mi, më keni frymëzuar që të këndoj dhe të jap një ndihmesë modeste për këngën në gjuhën shqipe, së bashku me gjithë atë armatë këngëtarësh të suksesshëm që po japin një kontribut të madh për të gëzuar shqiptarët, si dhe për të çuar së bashku më tej demokracinë e vendosur në Shqipëri. Ju dua shumë, siç e shprehët edhe ju dashurinë për mua, ashtu siç dua të afërmit e mi këtu, në Shqipëri, si dhe gjithë ata miq e dashamirës që po më japin një kënaqësi të veçantë me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes sime. Ndoshta nuk e meritoj nderin e madh duke më cilësuar si personalitet të vitit 2009, nga ana e Ministrisë së Kulturës, apo nga gjithë ato telefonata dhe mesazhe urimi, nga Presidenti i Republikës Bamir Topi, nga Ministri i Kulturës Ardian Turku si dhe personalitete të tjera të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.”
Mbrëmja festive e 9 majit 2009 u organizua nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” (LAPSH), në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Kantonit të Nëshatelit. Të pranishmit i përshëndeti Belul Bajrami, kryetar i Bashkësisë Shqiptare në Nëshatel, i cili foli për figurën e akademikut Bedri Dedja dhe veprën e tij, si dhe përshëndeti prezencën e artistes Vaçe Zela dhe kënaqësinë e veçantë që ajo solli. Më pas për personalitetin dhe figurën e akademikut dhe shkrimtarit Bedri Dedja si dhe për veprën e tij të fundit, romanin-testament për fëmijë “Presidenti i Planetit të Kuq”, foli edhe Mahir Mustafa, koordinator i SHSHMP në Zvicër.
Presidenti i “Albanian International Scholarship Foundation” (Fondacioni Ndërkombëtar për shkollimin e shqiptarëve), prof. Asllan Gjinovci evokoi “Kujtime me Bedri Dedjen”. Ai theksoi se “Bedriu ka qenë i pari që ka mbështetur krijimin e këtij fondacioni që ka ndihmuar me qindra universitarë shqiptarë të ndjekin studimet në universitetet e Zvicrës, por edhe në Universitete të tjera të Europës e në SHBA. Gjinovci solli kujtime prekëse nga takimet e tij me akademikun Bedri Dedja në Zvicër dhe në Shqipëri. Ai e cilësoi si shkrimtar unikal shqiptar jo vetëm për fëmijët, por edhe për adoleshentët dhe të rriturit. Arsimtarja nga Kosova e gjuhës shqipe në Biel të Zvicrës, Saime Isufi (Koleka) foli për librin testament të shkrimtarit Dedja. Gazetari Alfred Papuçiu foli për krijimtarinë e pasur të autorit poliedrik shqiptar prej më se 100 veprash, për kontributin e madh që ka dhënë Dedja në fushat e psikologjisë, pedagogjisë, historisë së mendimit pedagogjik dhe historisë së arsimit kombëtar, si dhe për kujtimet e tij të paharruara me shkrimtarin. Ai theksoi se Bedri Dedja me gjithë moshën e tij mbi 70-vjeçare nuk reshti pa shkruar për Kosovën dhe Shqipërinë, edhe nga Nëshateli dhe Gjeneva e Zvicrës, ku vinte herë pas here për vocërrakët dhe rininë shqiptare që të mbajnë të gjallë gjuhën amtare dhe dashurinë për vendin e tyre. Emocione ngjallën edhe kujtimet e profesorit, historianit dhe shkrimtarit nga Kosova Gani Demiri, ish-nxënësit të dekanit të parë të Fakultetit Histori-Filologji në vitet 1953-1957. Ai kujtoi udhëtimet e shumta të akademikut Bedri Dedja në Kosovë me kolegë të tij, kur jepnin atje mësim për studentët kosovarë, si dhe për takimet me prof. Rexhep Qosën, prof. Ahmet Gashin, ku ka qenë e pranishme edhe bashkëshortja e Bedriut, Pandora Dedja etj. Ai theksoi se prof. Bedri Dedja në kohën që ishte zëvendësministër i Arsimit bëri ç’është e mundur për të përfshirë në tekstet mësimore vepra të shkrimtarëve kosovarë.
E bija e akademikut Bedri Dedja, presidente e “Opera pa kufij”, profesoreshë në Konservatorin e Nëshatelit dhe të Gjenevës, Edlira Dedja (Bytyçi), falënderoi bashkëkombësit e pranishëm si dhe Artisten e Popullit Vaçe Zela për pjesëmarrjen etj.
Librin "Presidenti i Planetit të Kuq" të shkrimtarit Bedri Dedja, që tani ndodhet edhe në libraritë e Tiranës dhe Prishtinës, e kanë marrë për ta përkthyer edhe në gjuhën gjermane dhe italiane, në një kohë që përkthimi i tij ka përfunduar në gjuhën rumune. Kjo vepër është cilësuar tashmë nga lexuesit shqiptarë dhe të huaj si një kryevepër e letërsisë ndërkombëtare për fëmijë. “Vepra e fundit e Bedri Dedjes, si testament shpirtëror që ai u kushton fëmijëve dhe që botohet pas vdekjes,- shkruan kritikja Klara Kodra, - është një kryqëzim origjinal midis romanit përrallë dhe romanit fantastiko-shkencor. Në të ndërthuren probleme të mprehta aktuale si diktatura dhe demokracia, lufta dhe paqja, terrorizmi dhe Evropa e bashkuar, roli i shkencës dhe i informacionit bashkëkohor në edukimin e drejtë të fëmijëve të sotëm, që do të marrin stafetën e drejtimit të shoqërisë së ardhme shqiptare. Këtë mesazh Bedri Dedja e jep përmes një fantazie të harlisur, gjetjeve të këndshme dhe sidomos humorit, që është një nga çelësat e rëndësishëm të botës së fëmijëve, që çelet si lule në diellin e vogël dhe të ndritshëm të tij. Te “Presidenti i Planetit të Kuq” autori e ka dhuntinë e komunikimit me fëmijët më të gjallë se kurrë. Romani fantastiko-shkencor është ndarë në 40 kapituj dhe shoqërohet me ilustrime interesante të piktorit të merituar Agim Faja, që ngacmojnë imagjinatën e fëmijëve gjatë leximit. Ndërsa subjekti ka një vijueshmëri lineare të ngjarjeve. Historia fillon me frazën e hasur shumë shpesh në përrallat e vjetra: “Na ishte njëher녔. Kjo fjali, së bashku me personazhet që vijnë nga veprat e mëparshme të autorit (“Fatbardh Pikaloshi” dhe “Një udhëtim i rrezikshëm”) të lënë përshtypjen se kjo histori buron nga thellësitë e shekujve, së bashku me misteret e tyre. Gjuha e shkrimtarit është e thjeshtë, e qartë dhe duket sikur kumbon jehonën e tyre. Kjo është një histori sa e vjetër aq edhe e re. Duket sikur ngjarjet vijnë nga lashtësia, mbushur me mistere dhe vendosen në kozmos në bashkëkohësi. Lufta mes së mirës e së keqes është një luftë e gjatë, që kapërcen shekujt e që përsëritet e ripërtërihet vazhdimisht. Kjo temë madhore, në qendër të veprës vjen e pozicionuar në një shekull të ri e në një dimension të ri. Për t’iu përshtatur këtij zhvillimi shumëdimensional, Bedri Dedja ka sjellë një libër sa bashkëkohës, aq edhe vizionar për të ardhmen. Ai duket se e njeh në thellësi botën e fëmijëve dhe kërkesat e tyre, mbasi në këtë roman ai ka ndërthurur dijen, fantazinë, shkencën, ëndrrat dhe edukimin. Për ta paraqitur më konkretisht ndërtimin e kësaj vepre madhore, atë mund ta ndajmë në tri boshte kryesore:
Së pari, boshti kryesor ku mbështetet ky libër është fantazia, që arrin majat më të larta, duke i pozicionuar të gjitha ngjarjet dhe temat më të mprehta aktuale, në kozmos. Fantazia është shumë e rëndësishme dhe e shëndetshme për botën e fëmijëve, prandaj shkrimtari Bedri Dedja nëpërmjet saj e ka pasuruar veprën e tij të fundit me shumë imagjinatë dhe ide kreative.
Së dyti, boshti tjetër është dija. Ky libër shërben edhe si një libër shkollor, sepse u transmeton fëmijëve dije shkencore e shumë të vërteta për galaktikën tonë. Ata mund të mësojnë shumë mirë duke u argëtuar nëpërmjet këtij libri.
Së treti, boshti tjetër është edukimi. Nëpërmjet këtij libri Bedri Dedja do të mbjellë farën e së mirës në ndërgjegjen e çdo lexuesi. Ai kërkon t’u tregojë atyre rrugën e drejtë që duhet të ndjekë secili, humanizmin, trimërinë, zgjuarsinë dhe pasionin për shkencën dhe të vërtetën. Duke shfletuar faqet e librit, kuptojmë qartë se akademiku Dedja ishte një dashamirës i madh i shkencës, zhvillimit dhe përparimit të njerëzimit. Këto tri boshte kryesore i japin romanit fantastiko-shkencor “Presidenti i Planetit të Kuq” vlera të padiskutueshme artistike, pedagogjike e humane.
Maksim Gorki ka thënë: “…Libri është një nga çuditë njerëzore, i cili më jep mundësinë të kuvendoj me njerëzit.” Bedri Dedja nëpërmjet këtij libri kuvendon me lexuesit e vegjël, ashtu si me fëmijët e tij. Por ai siguron edhe një komunikim alegorik me lexuesit e rritur, sepse të gjitha mesazhet që transmeton kjo vepër madhore vlejnë për lexuesit e të gjitha moshave, mbasi janë mesazhe shumë të forta, që të bëjnë të mendosh e të reflektosh thellë.
Vepra mbyllet me ëndrrën. Ato janë shpresat që shtyjnë secilin nga ne të luftojë e të ndryshojë botën. Këto ëndrra nuk ka rëndësi nëse i ka një i rritur apo një fëmijë, mjafton që ato t’i shërbejnë qëllimit më suprem: zhvillimit dhe së mirës, mbasi e nesërmja do t’i bëjë realitet.
Në vazhdim, në veprimtarinë e 9 majit në Nëshatel të Zvicrës pati diskutime të lira me nxënësit e shkollës shqipe të Nëshatelit, nën drejtimin e arsimtares së gjuhës shqipe Drita Kelmendi. Programi u mbyll nga grupi i valleve të të rinjve shqiptarë, të veshur me kostume kombëtare. Pastaj pjesëmarrësit darkuan deri vonë, nën shoqërinë e këngëve të Vaçe Zelës.