E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i MEICO “Ka ardhur hetuesia ku ti fus dokumentet”

14/05/2009  Ish-kreu i SHIU-t lajmëron Pinarin, transferimi i 441 mijë USD të Delijorgjit

TIRANË- Dy ditë pasi Gërdeci kishte shpërthyer dhe Ylli Pinari (ish-drejtori i MEICO-s) ishte në burg, atij i vjen një telefonatë nga Hysni Gjergji (ish-shefi i SHIU-t Shërbimit Informativ të Ushtrisë), ku shfaqet haptazi frika për dokumentacionin. Nga ana tjetër financieret e Mihal Delijorgjit, pikërisht dy ditë pas tragjedisë tërhoqën 441 mijë dollarë nga llogaria e tij. Hysni Gjergji e ka marrë Ylli Pinarin në orën 10.45 të datës 17 mars 2008 me numrin e telefonit 0682041521 dhe i kërkon ndonjë mendje se ç duhet bërë me dokumentet se hetuesia kishte mbërritur. Pinari nga ana e tij me numrin e telefonit 0682085491 i thotë t’i fusë në një dosje tjetër sepse në kasafortën ku i kishte lënë Gjergji mund të kontrolloheshin. Këtu duket qartë frika që ka pushtuar dy miqtë. Gjatë bisedës që ka zgjatur një minutë e 50 sekonda u përmendën emra si Xhelali e Ari. Nga ana tjetër në datën 17 mars 2008 në orën 10.42 Bona me numër telefoni 0692074303 merr Lenën me numër telefoni 0692061086 dhe i thotë që do të tërheqë 441 mijë dollarë nga llogaria e Mihal Delijorgjit. Vihet re një koincidencë mes telefonatës së Pinarit e Gjerjgit me Bonën e Lenën, sepse ato u zhvilluan rreth orës 10.30 të së njëjtës datë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›