Durrës, Teatri i kukullave pa fonde
14/05/2009 Nuk “shkon” në festival
DURRES- Për të parën herë teatri i kukullave të Durrësit nuk do të marrë pjesë në festivalin e kukullave që do të zhvillohet këtë herë në Pogradec. Shkak për mospjesëmarrje është bërë mungesa e financimeve, të cilat duhen për të përgatitur dhe dërguar fëmijët në këtë festival kombëtar. Aktorja Sanije Hoti është shprehur se “arsyeja që këtë vit nuk shkojmë në Pogradec është ajo financiare”. Drejtoria e qendrës kulturore ka bërë të gjitha përpjekjet për të realizuar pjesëmarrjen e fëmijëve të Durrësit në këtë eveniment artistik, ndërkohë që ka bërë publike situatën vetëm, pasi kanë mësuar se asgjë nuk do të ndryshonte në favor të tyre. Trupa e teatrit të kukullave kishte filluar punën për t’u prezantuar në festivalin e Pogradecit me pjesën “Dy drerët” të Jani Durit dhe regjisore këtë herë ka qenë aktorja e Durrësit Sanie Hoti. Një vit më parë teatri i kukullave të Durrësit ka fituar çmimin e parë, ndërsa sivjet fëmijët nuk do të përfaqësohen duke shënuar në këtë mënyrë edhe krizën e dukshme brenda departamentit të kulturës në bashki. Fëmijë nga e gjithë Shqipëria do të takohen më 1 qershor në Pogradec, por në ndryshim nga të tjerët teatri i kukullave të Durrësit do të mungojë për të parën herë.
Xh. Gradica