Vaji kancerogjen DSHP Larg ushqimit te fast food-ve
Kujdes nga ushimet, që konsumoni në fast food-e, pasi në një pjesë të tyre, vaji, që përdoret për skuqjen e përbërësve të sanduiçëve përdoret më shumë herë se normat e lejuara. Kjo është porosia e specialistëve të shëndetësisë, të cilët shtojnë se vaji përbëhet nga disa produkte polare, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.
Nga skuqja e herëpashershme e vajit produktet polare transformohen në elementë kancerogjene. Këtë verë fast food-et kanë qenë edhe në fokusin e inspektorëve sanitarë. Janë kontrolluar e rikontrolluar me qindra të tilla. E vetëm javën e fundit nga afro 100, 5 rezultonin me probleme higjeno - sanitare.
Po dhe për konsumatorët familjarë, të cilët përdorin kryesisht friteza për skuqjen e produkteve të ndryshme si patate apo mishra, këshillohet se çdo lloj vaji ka një temperaturë të caktuar të skuqjes dhe ajo nuk duhet të tejkalohet. Prandaj specialistët rekomandojnë, që të lexohen etiketat dhe të ndiqen rregullat e përdorimit të tyre.
Julia Bardhushi