E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, zhduken 3 fëmijë romë. Nëna: Dyshoj trafikim

KORCE-Tre fëmijë te komunitetit rom janë zhdukur në rrethana ende misterioze në qytetin e Korcës. Rasti është denoncuar nga vetë nëna e fëmijëve në Policinë e Korcës që shprehet e shqetësuar se fëmijët e saj mund të jenë trafikuar.
Prej tre ditësh Shpresa Trimi po kërkon fëmijët. Rastin e denoncon fillimisht në polici. Policia nis hetimet, por ende asnjë përgjigje për nënën. Më pas prindi zgjedh mediat të bëjë të njohur rastin e saj.
Shpresa Trimi shprehet se fëmijët, Suana Trimi 13-vjec, Mario Trimi, 6-vjec, dhe Gerta Trimi, 4 vjec para 3 ditësh janë parë teksa lypnin tek zona rreth Parkut të Korcës, ashtu si cdo ditë tjetër. Prej datës 24 Gusht ata nuk janë parë më. Nëna shqetësohet i drejtohet policisë. Nëna shprehet tejet e shqetësuar për 3 fëmijët e zhdukur. Me lot në sy ajo shprehet se ka frikë se mos i kanë trafikuar jashtë vendit.

Ndërkohë Policia ka shpërndarë nëpër drejtoritë e policisë në rrethet e vendit fotot e 3 fëmijëve të humbur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›