Vajushi-Sukaj ikën pa miratimin tim

Rudi Vata
“Renditja e ekipit i përgjigjet investimit të bërë në këtë skuadër”. Kjo ka qenë deklarata e teknikut shkodran, Rudi Vata, gjatë një emisioni sportiv në mediat vizive. Pavarësisht se investimet e klubit renditen për nga vlera monetare pas katër ekipeve më të mirëpaguara dhe për më tepër me një korrektësi maksimale, përsëri tekniku ka vënë theksin në investimet e bëra gjatë merkatos së janarit. “Unë mund të them se për nga investimi që është bërë në klubin shkodran, renditja është e saktë. Unë kam pasur një program të qartë për lojtarët që do të afroheshin në merkaton e janarit, gjë që nuk është arritur. Për më tepër, pa dijeninë time janë larguar 2 lojtarë, si Vajushi dhe Sukaj nga skuadra, por prej të cilëve është fituar 150 mijë euro nga transferimi i tyre. Unë kam qenë në Skoci kur e kam mësuar largimin e Vajushit. Megjithatë, pretendimet tona nuk janë mbyllur këtu, por ato shpresoj të vijojnë në Kupë”, ka thënë Vata.