E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra Nobis, një destinacion ndryshe në kryeqytet

Çfarë ndodh me risinë më të suksesshme në Tiranë.

Nga pishina për fëmijë e të rritur tek relaksi në spa. Ja çfarë mund të gjeni.

Përtej pritshmërive që mund të kesh për Tiranën, të pakta janë ato hapësira që mund të të ofrojnë një ditë ndryshe. Një destinacion i ri i është shtuar kryeqytetit dhe vjen e konceptuar si risi, ku mund të zbulosh kuptimin e kohës që shpenzohet mirë. Bëhet fjalë për qendrën Nobis, e cila edhe pse ka pak kohë që ka hapur dyert e saj, ka arritur të kthehet në epiqendër të atyre që dinë të vlerësojnë relaksin dhe mirëqenien. Nobis është një investim gjigant i menduar në çdo detaj, shkurt një qendër që ofron gjithçka që lidhet me të qenët mirë. Për të krijuar një ide mbi atë çfarë gjen në qendrën Nobis, duhet që fillimisht ta vizitosh atë. Çfarë do të gjesh? Shërbime të pafundme që lidhen me shëndetin, relaksin dhe mirëqenien. Qendra u hap në janar të këtij viti dhe kanë mjaftuar më pak se tre muaj që të krijojë klientelën e saj dhe të jetë pjesë e axhendës së rregullt të kryeqytetasve që dinë të vlerësojnë këtë risi. HAPËSIRAT
Qendra Nobis vjen si një format i provuar më herët në Itali dhe me një sukses të jashtëzakonshëm. Cilësia më e mirë dhe numri i shërbimeve që ofrohen janë të shumta sepse gjithçka mban vulën e kompanisë italiane Hidron. Në ambientet e kësaj qendre gjendet një pishinë gjigante, salla e fitnessit, spa-ja, akademia e dansit, bar-restoranti, dyqani sportiv dhe parukeria. Të gjitha këto janë konceptuar me programe të veçanta, duke filluar nga shkolla e notit tek baleti modern a klasik. Vizita në qendrën Nobis është e rekomanduar edhe për të gjithë ata që duan të duken me mirë. Salla e fitnessit sjell gjithçka që i nevojitet, pasi nuk do tju duhet që të humbni kohë me dieta interneti apo të lodheni mbi pajisjet e palestrës. Nobis ofron një program të personalizuar fitnessi për të gjithë ata që e kërkojnë. Falë ekspertëve të kësaj qendre do të mund të kuptoni se cili do të jetë programi që do të ndiqni për të arritur rezultatet e dëshiruara, duke mos devijuar nga një jetesë e mirë. Por nuk mbaron me kaq. Tempullin e relaksit total do ta gjeni tek SPA-ja e kësaj qendre. Ofrohet gjithçka nga Cromoterapia tek aromaterapia, sauna finlandeze, jacuzzi, banja turke, relaksi i kripës. Gjithçka është e menduar në perfeksion për ta bërë ditën dhe humorin tuaj të ndryshojë totalisht.
NOBIS
Qendra është pagëzuar me fjalën latine nobis, e cila mbart kuptimin bota na përket ne. E në fakt, ky emër është konceptuar drejt, pasi kush viziton këtë qendër, kupton se aty mund të arrijë maksimumin e relaksit dhe të qenët mirë. Stafi i qendrës përkujdeset që çdo ditë të jetë ndryshe dhe argëtuese. Nuk mungojnë as festat e mbrëmjes apo ato të datave të veçanta në kalendar. Nobis nuk ka vendosur as kufij për ata që duhet ta vizitojnë, nga familjarët e deri tek të rinjtë, të gjithë janë të mirëpritur me paketat dhe aktivitetet e mirëmenduara. Mbi të gjitha ajo që vlen të theksohet, janë çmimet. Kostoja e një dite të kaluar pranë Nobis është shumë e ulët krahasuar me relaksin që merr. Edhe pse një risi për tregun shqiptar, Nobis pa dyshim që do të kthehet në destinacionin më atraktiv të kryeqytetit kur bie fjala te koha e lirë, sepse tek Nobis koha jetohet në mënyrën më të mirë.

Inaugurimi në muajin shkurt
Në një ceremoni të veçantë dhe mes të ftuarish specialë, qendra Nobis u inaugurua në mes të muajit shkurt. Të ftuar ishin Kryeministri i vendit Sali Berisha, kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ministra të kabinetit, biznesmenë e ambasadorë. Nga ana e kreut të qeverisë, Nobis u cilësua si një investim i rëndësishëm për kryeqytetin dhe jo vetëm pasi ajo përbën edhe një nga qendrat më të mëdha të mirëqenies në Ballkan, por edhe për shkak të shërbimeve. Po kështu, sipas tij, besueshmërinë për suksesin e kësaj qendre e jep ehe bashkëpunimi me kompaninë Hidron. Duhet të bëjmë çdo gjë që ky pasion, jo dhe kaq i zhvilluar për kushte dhe rrethana të njohura, të zhvillohet me shpejtësi në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë. Le të urojmë ne që qendra të tilla të shohim sa më shumë në kryeqytetin tonë, në lagjet e tij, në periferitë e tij dhe në qytetet e tjera të vendit, do të shprehej mes të tjerave kreu i qeverisë.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›