E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza e vogel e Presidentit, e lidhur me djalin e nje biznesmeni

Duket shume e shkujdesur Etida Topi, vajza e vogel e Presidentit, ndersa ecen perkrah nje djali ne rruget e Bllokut. Fotoja eshte realizuar nga paparazzi yne mesditen e djeshme, ndersa te dy te rinjte kane qene duke levizur ne lokalet perreth zones. Ajo, qe ka terhequr vemendjen e paparazzit tone, ka qene padyshim vajza e Presidentit te vendit Bamir Topi, e cila edhe pse me syze, nuk ka arritur ta fshehe identitetin. E veshur me nje fund te shkurter ngjyre roze dhe bluze te bardhe, Etida vazhdon te ruaje natyren e saj sportive, ndersa po kaq sportiv duket edhe djali prane saj. Nuk duam te dalim ne perfundime te gabuara, por nga sa shihet edhe ne foton, ku ecin te kapur dore per dore, djali qe ndodhet ne krah te vajzes se Presidentit, nuk mund te jete tjeter, vecse i dashuri i saj. Ky fakt, na beri te mesojme pak me shume, rreth tij per te kuptuar, nese imazhet e sjella nga fotografite nuk gabojne. Dhe nga sa arritem te informohemi eshte pikerisht keshtu. Djali ne foto, ka pak a shume te njejten moshe me Etiden dhe eshte i biri i ish-Kryetarit te Dhomes se Tregtise, Luan Bregasi. Flitet se lidhja e tyre eshte relativisht e gjate, pavaresisht moshes se re, qe kane, ndersa mesojme se jane njohur gjate viteve te shkolles. Nuk dime nese familjet perkatese jane ne dijeni te kesaj marredhenieje, te cilen vete te dy te rinjte nuk e fshehin, duke u shoqeruar edhe ne ambiente publike. Etida Topi eshte gjimnaziste ne vitin e fundit, ne shkollen "Petro Nini Luarasi". Nga te gjithe, ajo njihet si nje vajze e sjellshme dhe nje nxenese e mire. Edhe pse i ati tashme eshte president, Etida ndoshta nuk leviz me makine apo eskorte. Por ndoshta ky fakt e ka bere edhe me te ekspozuar, ndaj paparazzit tone, i cili e ka fiksuar ne objektivin e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›