E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia pushton Gjeorgjine

Moska ka konfirmuar dje pushtimin e qytetit gjeorgjian te Senakit, qe nuk gjendet ne rajonet separatiste. Tbilisi zyrtar tha se ruset kane pushtuar dhe qytetin e Gorit. Presidenti Saakashvili, kishte terhequr verejtjen se marrja e Gorit, i hap rruge pushtimit te Tbilisit.

Gjeorgjia ka kerkuar nga bashkesia nderkombetare te nderhyje pasi forcat ruse kane hyre thelle ne territorin e Gjeorgjise.

Apeli vjen ne kohen kur trupat dhe artileria ruse ka hyre ne perendim te Gjeorgjise nga rajoni separatist i Abkazise. Trupat ruse kane marre kontrollin e nje baze ushtarake gjeorgjiane. Presidenti i Gjeorgjise tha se forcat ruse e kane ndare vendin pergjysme duke vene nen kontroll autostraden kryesore lindje-perendim.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se operacionet ushtarake ruse kane arritur ne qytetin e Senakit. Burimet ruse thane se kjo levizje eshte e domosdoshme per te parandaluar forcat gjeorgjiane qe te ndermarrin sulme te reja kunder Osetises se jugut dhe Abkazise. Por burimet ruse mohuan se kane pushtuar qytetin e Gorit, i cili gjendet 45-50km larg kryeqendres se Osetise se Jugut. Lajmi per pushtimin e Gorit u be publik nga burimet zyrtare gjeorgjiane.

Luftime per Gorin jane zhvilluar dhe gjate dites se djeshme, tha presidenti Saakshvili. Duke folur per rendesine e Gorit presidenti i Gjeorgjise, gjate nje konference per shtyp tha: "Nje beteje e ashper po zhvillohet ne afersi te qytetit te Gorit. Dje forcat ruse u perpoqen te merrnin qytetin, i cili ka rreth 100 mije banore dhe gjendet 45-50km larg kryeqendres se Osetise se Jugut. Marrja ne dore e ketij qyteti do t'i kishte hapur rrugen tankeve ruse drejt kryeqytetit Tbilisit". Me tej ai shtoi: "Rusia e beri te qarte se cili eshte qellimi i ketij operacioni. Qellimi nuk eshte vetem te aneksoje pjese te Gjeorgjise, por te ndryshoje llojin e qeverisjes ne Gjeorgji", tha presidenti Saakashvili.

Edhe ndihmes nensekretari amerikan i Shtetit Mathew Bryza, i cili ka mberritur dje ne Gjeorgji, tha se forcat ruse e kane pergatitur me kohe planin per pushtimin e Gjeorgjise. "Ne degjuam se trupat ruse te hekurudhave hyne ne Abkazi disa muaj me pare ne mision humanitar. Tani ne e dime te verteten pse keto forca ishin atje. Forcat ruse ishin atje per te ndertuar hekurudhen qe do te lejonte transportin e municioneve dhe pajisjeve te tjera ushtarake qe do ndihmonin pushtimin rus", tha Bryza.

SHBA-te kane deklaruar se qellimi i Rusise eshte ndryshimi i qeverise ne Gjeorgji. Udheheqja aktuale gjeorgjiane synon anetaresimin ne strukturat euroatlantike, cfare kundershtohet nga Moska.

Trupat ruse futen ne Gjeorgji

Trupat ushtarake ruse kane avancuar ne territorin e Gjeorgjise nga rajoni separatist i Abkazise. Lajmi behet i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Lajmi bie ne kundershtim me deklaratat e mehershme ruse se trupat nuk do kalonin pertej territorit te Osetise se Jugut. Gjeorgjia ka akuzuar Rusine se po godet caqe brenda territorit gjeorgjian dhe trupat e tyre kane shkelur sovranitetin e Gjeorgjise.

Forcat ruse pushtojne qytetin e Gorit

Forcat ruse kane pushtuar qytetin gjeorgjian te Gorit, i cili gjendet 45-50 km larg kryeqendres se Osetise se Jugut. Lajmi behet i ditur nga burimet gjeorgjiane. Gjate oreve te para te pasdites presidenti Saakashvili tha se perpjekjet e Rusise per marrjen e kontrollit te Gorit i hapin rrugen tankeve ruse drejt Tbilisit, kryeqytetit te Gjeorgjise.

Putini kritikon ashper SHBA-ne

Kryeministri rus Vladimir Putin ka kritikuar ashper Shtetet e Bashkuara, duke thene se mbeshtetja per Gjeorgjine ne konfliktin per Osetine e Jugut deshmon nje cinizem te jashtezakonshem. Putini akuzoi Shtetet e Bashkuara se po nxisin konfliktin duke transportuar 2000 trupat gjeorgjiane nga Iraku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›