E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia vendos bllokade detare per Gjeorgjine

Ne hapat per konfliktin ushtarak mes Gjeorgjise dhe Osetise Jugore, pala ruse ka ngritur nje bllokade detare ne Detin e Zi per bregdetin gjeorgjian. Anijet luftarake ruse do te pengojne furnizimin me arme te Republikes kaukaziane, njoftojne agjencite ruse te lajmeve. Nderkohe pas luftimeve dyditore Gjeorgjia i ka terhequr trupat e saj nga Osetia Jugore. Sipas ministrise se brendshme gjeorgjiane, terheqja e trupave eshte kryer tashme ne menyre te plote. Por Rusia nuk i konfirmon keto te dhena. Republika e Gjeorgjise qe ndodhet ne brigjet e Detit te Zi, sulmoi te premten kryeqytetin e Osetise Jugore, Cinvali.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›