E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza me emrin Negociate Nga Frrok Cupi

Nuk di cfare ndodh, por prej shume dekadash, nje ngjarje politike behet emer per beben qe lind ne diten me te afert. Dje, p.sh., nisen negociatat mes partive per te zhvilluar rrugen normale politike te demtuar menjehere sapo opozita nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve te vjetshme. Shume njerez kam pare te ngazellyer se “po behet nje gje, hajt ma t’i leshojne Partise Socialiste”. A do te quhet neser ose pasneser ndonje bebe me emrin “Negociata”?... Kete nuk e besoj shume, ashtu sic edhe nuk e perjashtoj plotesisht. Por di sa te lidhur jane shume njerez me ndodhine ne politike; nganjehere deri ne shpirt. Emri i bebes me emrin e ngjarjes se fundit eshte nje dukuri e njohur per emocione te medha.
Sa shpesh ka ndodhur!
A nuk ndodhi para nje jave qe Tony Blair, kryeminister i Britanise se Madhe, u takua me nente “Toni Blair” femije ne Kosove? Emrat ua kishin vene prinderit ne nder te kryeministrit britanik qe ndihmoi bombardimet mbi Serbi... Kurt Shock, nje gazetar i famshem i Reuters, qe u vra ne nje prite ne Serra Leone, ka qene nje mik shume i mire, plot humor, plot dashuri njerezore sidomos per shqiptaret. Ne vitin 1999, sa here “arratisej” prej Luftes ne Kosove dhe vinte “per nje kafe” ne Tirane, sillte nje tregim te fresket. Ate dite (me duket ka qene Maji), ishte i veshur si ushtar, me nje pale kepuce te medha dhe syzat e thelle sikur e zinin gjithe fytyren e tij si nje cope shkembi. Qeshte dhe fliste. “E di... jo nuk e di, nga do ta dish... Ta them une. Ne Kosove, deri tani 13 femijeve iu kane vene emri “Apache””, tha. Apache ishte emri i nje helikopteri amerikan, i sapo prodhuar atehere, qe fluturon shume ulet me token dhe te vjen pa kuptuar aty ku ti mund te jesh duke bere nje barbekue. Mediat paten perhapur lajmin se “Apache” eshte shpetimi magjik i Kosoves. Gjithe femijet qe linden ate muaj, thuajse, u quajten “Apash” (sipas versionit shqip) . Ne kulturen mesdhetare, por sidomos ne ballkanizimin e saj, ngjarja heroike perjetohet shume e afert, deri te emri i femijes.
Neser a pasneser, qe ne mengjes, ekranet televizive dhe titujt e gazetave mund te japin lajmin se ne maternitetin e Tiranes lindi nje vajze me emrin “Negociata”. Nuk ka rendesi nese kjo do te jete e vertete apo jo; e sigurt eshte se ne mendjen e disa njerezve fle ideja e madheshtise per negociatat, per kutite, per bojkotin, per restorantin Crokodil, per greven dhe daljen nga greva, per tryezen te presidenti, etj. Mediat jane pjese e legjendes se heroizmit, madje keto e krijojne heroizmin edhe fals, pastaj edhe e besojne. Keshtu ka ndodhur sa here ne ajer eshte ngritur tymi i bardhe i ngjarjes se madhe. Gjate periudhes se komunizmit, nga e cila mendoj se vjen sjellja e cuditshme, me emrin e femijes perjetesohej cdo ngjarje qe kishte lidhje me politiken. Kishte humbur afersia me burimin, ngjarja perbente “genin”.
Pse ndodh keshtu?
Neser mund te mos jete emri i femijes “Negociate”, por eshte tere nervi dhe levizja njerezore qe mahnitet para nje ngjarjeje qe pritet te ndodhe, ndodh ose edhe nuk ndodh. A do te kene fryt negociatat? Edhe kjo nuk mendohet shume gjate. Ne vitin 1968 kur vendin tone e vizitoi udheheqesi i Kamboxhias, Samde Norodom Sihanuk, askush nuk mendoi sa vlera kishte Monika, gruaja e tij. Por Monika kishte fytyre ngjyre gruri, shtat te bukur dhe floke te krehur kater ore. Kjo mjaftoi qe ate vit shumica e vajzave linden me emrin “Monika”. Negociatat qe po pergatiten, ose tryeza e presidentit, ose darka e Strasburgut... te gjitha jane ngjizur mbi dy elemente, njeri prej te cileve nuk qendron me kembe. Elementi qe nuk qendron eshte kerkesa e opozites per te marre pushtetin ne tavoline dhe per te kapercyer ligjin. Kush e mendon keshtu? Po ta mendonin se “negociata” dhe “kompromisi” jane si kazma per shtetin kur ka ligj, atehere as vajzes as djalit nuk do t’iu vinin keso emrash.
Pse emocionohen kaq shume njerezit?, pyes perseri.
Natyrshem, dikush mund te jete duke menduar se “a nuk kemi nevoje edhe per emocione?”. Sigurisht qe po. Madje sa me te fuqishme te jene emocionet, aq me i gjalle behet njeriu. Perqendrimi mbi ngjarjet e zakonshme te politikes, e kthen pas njeriun ne periudhen e totalitarizmit me psikozen “Partia sot, Partia neser, Partia gjithcka”.. Totalisht nen politike, ndjenja dhe emocioni thahen e ngushtohen. Jashte kesaj fushe mbeten emocionet e forta te dobishme qe prodhon jeta, dashuria, krijimi, arti, ndryshimi. Keta qe gjuajne “tryezat” per te nderruar kemishen, me duken si ata qe laheshin vetem te dielen para festes.
A mos emocionohen si hipokrite?
Asnje here nuk kam besuar se si festa e 1 Majit ose Kongresi i Partise mund te shkaktoje aq shume emocione sa te mbyllesh deren e shtepise dhe te harrosh se pas dere ka mbetur femija. Asnjehere nuk e kam besuar se bashkestudentet e mi me emrat “Republike”, “Fitore”, “Luftar”, “Marenglen”, “Taras” etj., kishin lindur nga ndonje dashuri e sinqerte per ngjarjet e Partise. Ndersa bridhja maleve me gjeologet, si gazetar, me ka qelluar ta “prek” hipokrizine e njeriut para ngjarjes se partise. Diku mes maleve te Kurbneshit ne Mirdite, kishte dite qe sondat kishin pushuar nga puna. Bllokada sovjetike kishte nderprere furnizimin me nje instrument te sondes, qe quhet “kollonkov”. Kollonkovi eshte instrumenti qe ne thellesi 300 a 600 metra, terheq me vete kampionin e mineralit. “Cfare te bejme?”, iu thoshte pa pushim gjeologeve vete ministri i Minierave, Carcani. Njeri nga me te miret mes gjeologeve, nje mengjes erdhi me “shpikjen” ne duar: Te shkurtoheshin kollonkovet e vjeter, te filetoheshin... dhe kjo ishte zgjidhja...Mbremja ate nate u kthye ne feste. Vone erdhi lajmi nga qyteti se gruaja e atij gjeologut kishte lindur djale. “Djale?... Si ia veme emrin, o Pjeter?”, pyeten burrin.
“Partia e di, shoku Adil”.. “Atehere, Kollonkov”.
Kur mund te kerkojme ligjin e ftohte si metali i sondes dhe jo zjarrin e emocionit politik? Kjo eshte ceshtja.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›