E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD, betohen 8 gjyqtaret magjistrate

Tirane- Gjyqtaret e rinj magjistrate, te emeruar dy jave me pare nga Presidenti Bamir Topi, kane bere dje betimin e tyre. Keshilli i Larte i Drejtesise ka shpallur dje, nje vend vakant, ndersa ka kryer edhe disa delegime te gjyqtareve per te gjykuar dosje ne gjykatat e tjera. Po dje, keshilli vendosi te rrezoje procedimin disiplinor te gjyqtarit Taulant Tafa, pasi ka kaluar afati per shqyrtimin e tij. Keshtu dje, eshte bere betimi i gjyqtares Zeta Terpollari, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lushnje, Engjellushe Tahiri e emeruar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje, Gentiana Xhelili, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Sarande, Alma Kodraliu, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Pogradec, Alma Zhupa ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kukes, Bib Ndreca, ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tropoje, si dhe gjyqtaret Ornela Naqellari dhe Rezarta Paja ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Permet. Emerimet e gjyqtareve u bene rreth dy jave me pare, pasi KLD-ja shqyrtoi kandidaturat e studenteve, te cilet kane mbaruar vitin e trete te Shkolles se Magjistratures, te periudhes 2008-2009, profili gjyqtar, bazuar ne rezultatet e arritura. Secili prej gjyqtareve te betuar dje, shprehen preferencat e tyre per vendet perkatese te vena ne dispozicion ne gjykatat e rretheve gjyqesore. Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli ka vendosur te shpalle vendin vakant te gjyqtarit Medi Bici, i cili nga gjyqtar ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda, u emerua anetar ne Gjykaten e Larte. Nderkohe qe, vende vakante te shpallura nga KLD-ja jane: pese vende per gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, nje vend vakant per gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kurbin, nje vend vakant per gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier, nje vend vakant per gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Durres, si dhe nje vend vakant ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda. Po ashtu, KLD-ja ka shpallur vend vakant per kryetar ne Gjykaten e Apelit Vlore, Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kukes, Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Lushnje, Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Diber. Ne fund te mbledhjes se saj KLD-ja vendosi te rrezoje procedimin disiplinor per gjyqtarin e Gjykates se Elbasanit Taulant Tafa, pasi kishte kaluar afati i saj, ngaqe ai kishte marre pafajesi. Tafaj u propozua per mase disiplinore nga Ministria e Drejtesise, nje vit me pare.
Redinalda Caushaj

Tafa aksidentoi per vdekje nje 58-vjecare
Ngjarja per te cilen u dergua per mase disiplinore gjyqtari Taulant Tafa, ka ndodhur me 17 korrik te vitit 2005, ne plazhin e Golemit. Gjyqtari Tafa, ishte prane Shtepise se Pushimit te Ministrise se Rendit Publik, ne automjetin me targa te Elbasanit, EL 4327 B. Si pasoje e shkeljes se rregullave te qarkullimit, humbi jeten Bukurie Sejfullai, 58 vjece, dhe u plagos rende bashkeshorti i saj, prinder te drejtorit te Drejtorise se Luftes
Kunder Droges ne Ministrine e Rendit Publik. Pas aksidentit ai u largua nga vendngjarje, ku u ndalua ne afersi te Kavajes. Tafa u pushua nga detyra pas kerkeses se Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres, per dhenie autorizimi per procedimin e metejshem penal te gjyqtarit te Elbasanit, Taulant Tafa, per kryerjen e vepres penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›