Vajza në kërkim të vrasësit

Një përvojë e paharrueshme do të bëjë që t’ju përcjellë edhe në jetën tuaj të përditshme nëse e shikoni filmin fiksion “Gone”, që këtë javë do të shfaqet në kanalin “DigiGold”, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.
Jill (Amanda Seyfried) është personazhi kryesor i këtij filmi.
Pasi motra e Jill zhduket pa asnjë gjurmë, një vajzë e re beson se vrasësi të cilit ajo i shpëtoi është kthyer sërish.
Me policinë që nuk i beson asnjë fjalë dhe e bindur se pas 12 orësh të motrën e pret një fund i tmerrshëm, ajo fillon një mision pothuajse të pamundur për ta gjetur përpara se të jetë shumë vonë.
Ashtu sikurse aktoret e njohur Dianna Agron dhe Nina Dobrev, Seyfried i takon një fytyre të re që mund të krahasohet shumë lirë me këto bukuroshe që e kanë pushtuar ekranin. Në pothuajse të gjitha skenat, ajo na jep një pamje të një vajze të tërbuar, një paraqitje kjo që e bën atë një aktore me të kompletuar pasi që luan një karakter shumë kompleks, ndoshta më kompleksin sa i përket historive të këtilla.
Jill është nga Portland Ore, kurse skenari i bërë nga Allison Burnett është një skenar për tregime të zeza, për një motër që humbet motrën e saj, por që e di se duhet ta shpëtojë atë me çdo kusht.
Sepse të gjithë vrasësit janë të njëjtë, kanë të njëjtin averzion dhe se ata madje janë edhe të ndyrë pavarësisht natyrës së tyre..
Ky film na tregon më shumë një ide interesante se di duhet bërë një film ku një dëshmitar shikon një skenë vrasjeje dhe në disa raste duhet vetë që të veprojë për ta vënë drejtësinë në vend, aq më tepër kur policia shpesh nuk u beson dëshmitarëve.
Jill është një rast i këtillë.
Pos kësaj filmi është edhe një imazh për gjendjen mentale të një krimineli që zakonisht ka qëllim që të shkaktoj viktima tek gjinia e dobët, pra femrat.
Filmi “Gone’ pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet vetëm nga personat mbi moshën 13 vjeçare përderisa ai do të shfaqet gjatë gjithë javës së tretë të shtatorit në DigiGold.
-----------
Gone
Regjia: Heitor Dhalia; skenari: Allison Burnett; drejtor i fotografisë: Michael Grady; montazha: John Axelrad; muzika: David Buckley; dizajner: Charisse Cardenas; kostumet: Lindsay Ann McKay; producentë: Sidney Kimmel, Dan Abrams, Chris Salvaterra, Tom Rosenberg dhe Gary Lucchesi; Distributor: Summit Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë e 34 minuta.
Aktorë: Amanda Seyfried (Jill), Daniel Sunjata (Powers), Jennifer Carpenter (Sharon Ames), Sebastian Stan (Billy), Wes Bentley (Peter Hood), Nick Searcy (Mr. Miller), Socratis Otto (Jim), Emily Wickersham (Molly) dhe Joel David Moore (Nick Massey).