E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesim i madh për Walcottin

Juventus përballet me konkurrencë nga Chelsea, Manchester City, dhe Liverpool pasi menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger pranoi se skuadra mund të humb mesfushorin Theo Walcott gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kontrata e reprezentuesit anglez do të skadojë në qershor 2013 dhe palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.

“Ende shpresoj që ai të vazhdojë kontratën por dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar sepse sa më tepër që zgjatet, aq më e vështirë do të jetë”, deklaroi Wenger për Sky Sport News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›