Qeveria "dhurate" për 1 Majin, heq nga puna 600 punonjës
Ditën e festës së punëtorëve, qeveria firmos largimin e mbi 600 nëpunësve të administratës publike. Këshilli i Ministrave ka vendosur dje mbi shkarkimet që do të bëhen gjatë këtij viti në Ministrinë e Transporteve dhe të Arsimit, ku largimet nga puna do të jenë më masive në kuadër të reformave. Ministria e Financave ka dorëzuar në qeveri vendimin për ndryshimin e numrit të punonjësve për vitin 2008 në ministritë dhe institucionet qendrore. Me vendimin më të fundit, numri total i punonjësve buxhetorë deri në fund të këtij viti do të jetë 104105 persona. Ky vendim ka shfuqizuar urdhrin e 13 shkurtit të këtij viti të firmosur nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministrat e tij, që numri i punonjësve buxhetorë për 2008-ën të shkojë në 105134 veta në kuadër të hapjeve të vendeve të reja të punës. Pra, vendimi i fundit redukton numrin e vendeve të lira në administratë, i cili shkon afërsisht në rreth 350 vende më pak dhe largon automatikisht nga administrata mbi 600 punonjës. Më të prekurat do të jenë Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe ajo e Arsimit dhe Shkencës, duke i justifikuar këto largime se bëhen në kuadër të reformave.
Ministria e Transporteve
Numri total që pritet të largohet nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit është 135 punonjës. Në relacionin e përgatitur nga zv/ministri i Financave, Florion Mima, është përcaktuar pakësimi i numrit të punonjësve për ministrinë e drejtuar nga Sokol Olldashi. Ky shkurtim ka ardhur si rezultat i shkrirjes së policisë së ndërtimit për 275 punonjës dhe krijimit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar me 140 punonjës. Në total, numri i punonjësve buxhetorë për këtë ministri gjatë vitit 2008 bëhet 1362 punonjës. Gjatë mbledhjes së qeverisë, ministri Olldashi ka kërkuar që numri i të shkarkuarve të jetë më i vogël për shkak të nevojës për një shtesë prej 3 punonjësish në aparatin e Ministrisë së Transporteve, për krijimin e një sektori të ri, "sektorit të trajtimit të koncesioneve", në varësi të drejtorit të përgjithshëm të politikave dhe planifikimit për transportin dhe telekomunikacionin, si edhe të pesë punonjësve në arkivin qendror teknik të ndërtimit, një institucion në të cilin janë të ruajtura e të sistemuara materiale arkivore të dokumentacioneve teknike me vlera kombëtare në fushën e ndërtimit, në gjithë territorin e vendit. Aparati i Ministrisë së Transporteve ka në total 166 punonjës, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka 590 veta, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale është e përbërë prej 300 vetash.
Ministria e Arsimit
Në projektin e hartuar nga Ministria e Financave është parashikuar edhe një pakësim prej 487 punonjësish për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, duke filluar nga data 1 korrik 2008. Në momentin që qeveria ka planifikuar të indeksojë çmimet dhe të rrisë rrogat e pensionet në 1 korrik 2008, në të njëjtën kohë paralelisht ajo shkurton numrin e punonjësve në Ministrinë e Arsimit. Ky pakësim vjen si rezultat i reflektimit të vendimit të Këshillit të Ministrave "për administrimin e konvikteve të sistemit parauniversitar", duke kaluar punonjësit e administrimit të konvikteve nga varësia e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në varësi të pushtetit vendor. Në bazë të vendimit nr. 160, datë 13.02.2008, të Këshillit të Ministrave, "për përcaktimin e numrit të punonjësve për vitin 2008, në ministritë dhe institucionet qendrore", qeveria vendosi që numri total i punonjësve buxhetorë për periudhën janar-korrik 2008 të bëhet 104592 punonjës, ndërsa për periudhën korrik-dhjetor 2008 të bëhet 104105 punonjës.
Numrat
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Numri i punonjësve për janar-korrik 2008 është 43707 veta
Numri i punonjësve për korrik-dhjetor 2008 është 43220 veta
Numri total i të larguarve është 487 persona
Ministria e Transportit
Numri total i buxhetorëve në këtë ministri është 1362 punonjës
Numri i punonjësve që do largohen është 135 veta
Administrata
Numri total i administratës publike ishte 105134 veta
Numri total i administratës publike bëhet 104105 punonjës
622 veta largohen nga Ministria e Arsimit dhe Transportit
Pjesa tjetër është si rezultat i lënies pezull të hapjes së vendeve të reja në administratë