Romancë dhe sharm te "Geraldina Sposa"
Në pasarelë kanë sfiluar modele profesioniste si: Linda Poda, Matilda Mcini, këngëtarja Orinda Huta, Xhemi Shehu, Eneida Xhelili. E zgjedhura e këtij viti për të mbyllur sfilatën ishte missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari.
"Geraldina Sposa" ka prezantuar dje në një sfilatë fustanet e nusërisë. Fustanet u prezantuan nga dhjetë modele. Si gjithnjë, modelet e "Geraldina Sposa" nuk janë thjesht femra të bukura. Për të veshur fustanin me këtë emër duhet të kesh një sharm skenik e karakter shprehës, ku reflektohet klas, feminilitet kulture dhe inteligjencë. Në pasarelë kanë sfiluar modele profesioniste si: Linda Poda, Matilda Mcini, këngëtarja Orinda Huta, Xhemi Shehu, Eneida Xhelili. E zgjedhura e këtij viti për të mbyllur sfilatën ishte missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari. Çdo vit, "Geraldina Sposa" sjell një linjë të re për veshjet e nusërisë, të palançuar më parë në Shqipëri. Për 2008-ën vjen në sfilatën e Tiranës koleksioni i stilistes ekstravagante Mariella Gianfrate, nderuar me çmim në "Sposaitalia 07".
Zgjedhja e veshjeve të nusërisë nuk është asnjëherë rastësore. "Geraldina Sposa" në çdo pasarelë propozon te klienti modelet e reja dhe me tendencë të koleksioneve të ndryshme dhe dashur pa dashur i imponohet tregut me modelet më /////////////////"in" të momentit. Drejtuesit e këtij salloni, duke pasur luksin që në pranverën e çdo viti të zgjedhin veshjet e vitit pasardhës (siç funksionon tregu i veshjeve të nusërisë në Evropën Perëndimore), sjellin në sfilatën e majit të "Geraldinës" pikërisht atë që është tendenca e modës së lartë në veshjet e nusërisë. Përgjithësisht modën në këto veshje nuk mund ta përmbledhësh në një stil të vetëm. Janë katër kolonat ku mbështetet klasifikimi i veshjeve të nusërisë: klasiket, modernet, romantiket dhe viktorinet (veshjet e ngushta që kanë marrë këtë emër nga mbretëresha Viktoria). Miksimi i këtyre linjave me njëra- tjetrën dhe ngjyrat e pëlhurat e modës, sjellin koleksionet e reja të nusërisë. Ato që mbizotërojnë këtë vit në pasarelën e "Geraldina Sposa"-s janë dantellat gjysmë të pambukta (si dantellat e gjyshes), prerjet elegante deri në vithe, kurse pjesa e poshtme e veshjeve me plot kinda asimetrike, që japin një siluetë tepër femërore, fjongo të mëndafshta të lidhura nën gjoks, në të njëjtën ngjyrë me veshjen, materiale të rrudhura, xhaketina të rafinuara, gurë të shndritshëm, ose mat, aksesorë të mëdhenj për të plotësuar modelin e krehjes, këpucë në ngjyra neutrale silver ose gold... Fustanet mbajnë firmat "Elie Saab", "Valentino", "Manuel Mota", si pjesë të koleksioneve të Pronovias, e cila është lider botëror në veshjet e nusërisë. Bashkë me ta fustanet e "San Patrick" apo "La sposa", të gjitha ekskluzivitete të "Geraldina Sposa"-s në tregun shqiptar.