Vajzat e ekranit, nuse

I ka takuar një nuseje të vërtetë të çelë këtë vit sfilatën e fustaneve te nuserise, te mbajtur ne Tirane, duke nisur kështu një traditë të re për vitet e ardhshme. Xheni Shehu është martuar disa javë më parë në një dasmë madhështore, që e kishte planifikuar për një vit rresht. Në një dekor magjepsës, që është shfaqur në ekran teksa ajo sfilonte, Xheni ka veshur në dasmë tri fustane: “Manuel Motta”, LITURRI “B” dhe “Elie by Elie Saab”.
Pikërisht me këtë të fundit ajo ka bërë kalimin e nderit në pasarelë, për të ruajtur nga dasma e vet veç fustanit madhështor, edhe një kujtim të bukur. Privilegj ky që do t’i takojë çdo vit një nuseje që do organizojë dasmën më të bukur të vitit.
Veç modeleve profesioniste, më të kërkuarave të momentit, në pasarelë parakaluan dhe vajzat e njohura të ekranit, si Orinda Huta, Floriana Garo, Andresa Ambrosio nga “E diela shqiptare” dhe Viola Spiro, velina e “Fiks Fare”.
Mes tyre, ishte edhe ajo qe pohoi pak kohë më parë që do të dëshironte të ishte nusja e parë tullace në Shqipëri.
Aurela Gaçe ka veshur fustanin e bardhë, por vetëm për sfilatë, pasi si nuse e vërtetë do të shfaqet së shpejti. Aurela ka qenë një tjetër element spektakli, ndërsa ka interpretuar këngën e saj “Fati ynë, shpresë dhe marrëzi”.
Ajo thjesht ka shuar një kuriozitet personal dhe të publikut se si duket me fustan të bardhë, pasi pret të kurorëzohet edhe vetë së shpejti. Gaçe thuhet se po organizon dasmën e saj me Skerdin, ndonëse nuk i ka rezistuar ftesës që të këndojë e veshur nuse në pasarelë. /Indeksonline/