E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joana, në spital nga stresi

Ashtu siç ka ndodhur edhe vitet e kaluara, kur ulet sipari i një edicioni të “Big Brother”, hapet sipari i post “Big Brother”, një larmi e madhe ngjarjesh që na shoqëron deri diku rreth vjeshtës.
Po historia e Joanës me Anaidin, deri kur mund të zgjasë, apo siç tha vetë ai, në “Fan’s Club”, ajo tashmë ka marrë fund? Duket se jo. Të paktën kështu rrëfen Joana në një bisedë për mediat shqiptare.

Ajo ka treguar si e mori lajmin që Anaidi deklaroi që nuk e kishte ndërmend të vazhdonte lidhjen:
"E dëgjova nga ekrani. Unë e pashë sjelljen e tij një natë më parë, natyrisht edhe ftohtësinë e prindërve të tij kundrejt meje dhe mendova të mos shkoja në “Fan’s Club”. Thashë t’ia bëj më të lehta gjërat Anaidit, meqë nuk ka burrëri të m’i thotë gjërat në sy."

Pas kësaj, ajo ka pasur probleme shëndetësore:
"Katër ditë më parë isha duke i dhënë makinës dhe para disa shtrëngime të forta në zemër, ika në spitalin më të afërt. Mjekët më thanë që e gjitha më erdhi nga stresi., duke shtuar se ka vuajtur:
"Posi jo, unë e doja Anaidin, ku ta dija unë që ai paska qenë më hipokrit se të gjithë aty brenda. Nuk shitet burri për 35 milionë lekë. "

Kjo gje duket se kishte bere Anaidin te pendohej.
"Erdhi Anaidi të më shohë, më solli për të ngrënë dhe aty filluam të flasim. Ai filloi të më shfaqë shenja xhelozie, duke më thënë pse je bërë bionde, ku ke ndenjur ti gjatë kohës që unë isha në Big? Nuk po e kuptoja pse po më kërkonte llogari ashtu. Pse çfarë duhej të bëja unë, të mbyllesha në shtëpi dhe të prisja atë? Unë kam dalë më miqtë e mi dhe këtu nuk ka asgjë të keqe," ka rrefyr Joana, duke shtuar se "ai thjesht ka zbatuar urdhrat e mamasë së tij. " /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›