Udhezimi kohezgjatja per perfundimin e studimeve sipas niveleve
Gazeta sjell afatet kohore qe kerkohen per perfundimin e studimeve sipas nivelit te diplomimit qe nga Bachelor deri tek Doktorata apo per formimin e vazhduar. Ne kete udhezim nuk jepen detaje per studimet me kohe te pjesshme apo studimet ne distance. Ato jane percaktuar ne udhezimin e nxjerre nga Ministria e Arsimit dhe Shkences qe ne korrik te vitit te kaluar. Me poshte jepen detajet per kohezgjatjen sipas nivelit te studimit
Per cdo program studimi me kohe te plote eshte percaktuar si norme nje kohezgjatje ne vite proporcionale me numrin total te krediteve percaktuar ne Kreun IV te ketij udhezimi duke pasur parasysh se nje viti i korrespondojne 60 kredite.
Kohezgjatja normale e programeve te studimit te ciklit te pare me kohe te plote eshte 3 vite akademike.
Kohezgjatja normale e programeve te studimit te ciklit te dyte me kohe te plote per studimet Master te Shkencave dhe Master i Arteve te Bukura eshte dy vite akademike dhe per studimet Mastera Profesionale eshte 1/1.5 vite akademike. Kohezgjatja normale e programeve te integruara te studimit te ciklit te dyte me kohe te plote eshte jo me pak se pese vite akademike.
Kohezgjatja normale e programeve te studimit te Doktorates eshte jo me pak se tre vite akademike.
Kohezgjatja normale e programeve te studimit jouniversitar me kohe te plote eshte jo me pak se dy vite akademike.
Kohezgjatja e programeve te ndryshme te studimit te formimit te vazhduar percaktohet ne menyre te pavarur nga secili institucion i Arsimit te Larte.
Kur nje program studimi ofrohet me kohe te pjesshme ose ne distance kohezgjatja e studimit do te jete sipas percaktimeve te bera ne Udhezimin Nr. 16 date 2 qershor 2009 te ministrit te Arsimit dhe Shkences Per organizimin e formave te studimit me kohe te pjesshme dhe ne distance ne institucionet Arsimit te Larte.
KOHEZGJATJA E STUDIMEVE
me kohe te plote
Studimet e ciklit te pare - 3 vite akademike
Studimet per Master i Shkencave dhe Master i A.B. - 2 vite akademike
Studimet Master Profesional - 1/1.5 vite akademike
Studimet e Doktorates - jo me pak se 3 vite
Studimet e Specializimeve Afatgjata - jo me pak se 2 vite akademike
Studimet jouniversitare - jo me pak se 2 vite akademike
Studimet e Formimit te Vazhduar - percaktohen nga vete fakultet
Ne numrin e ardhshem do te lexoni
Programet e studimit sipas niveleve te diplomimit dhe sistemi i krediteve per cdo lende
Ndarja e lendeve me formim te pergjithshem dhe lende me nje ose disa grupe disiplinash karakterizuese
Rregullorja e institucionit te Arsimit te Larte dhe rregullorja e programit te studimit perfshire Suplementin e Diplomes
Per me shume na ndiqni ne numrin pasardhes
6 Tetor 2010