SHBA shpreh zhgenjimin per miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ka shprehur zhgenjimin e saj per deshtimin ne miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative me 30 shtator 2010. Ja kush eshte permbajtja e deklarates
Ligji per Gjykatat Administrative u ndertua per te ulur mundesite per korrupsion per te permiresuar transparencen ne sistemin gjyqesor per te perforcuar sundimin e ligjit per te rritur besimin e qytetareve ne institutionet publike si dhe perafrimin e metejshem te sistemit gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Europian. Ligji ishte identifikuar si nje kerkese e rendesishme per Shqiperine dhe ka pasur mbeshtetje te gjere nga partite politike dhe komuniteti i biznesit.Deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te Sh.B.A. per perberesin e Gjykatave Administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga Sh.B.A. perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret mbi ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga Gjykatat e reja.
Mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te Statusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim.
Ambasada e Sh.B.A. u angazhua aktivisht me te dy partite dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per miratimin e ketij ligji. Ambasada e Sh.B.A. shpreh mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. Eumlshte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos votonte projektligjin.
Populli amerikan ka qene bujar me ndihmen e tij te thelle per zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise. Qysh nga viti 1991 Shtetet e Bashkuara kane ofruar mbi 700 milione dollare ndihma per Shqiperine perfshi programe te perqendruara mbi pakesimin e korrupsionit cuarjen perpara te shtetit ligjor forcimin e institucioneve demokratike permiresimin e kujdesit shendetesor promovimin e sigurise me te madhe si dhe sigurimin e zhvillimit te vazhduar ekonomik.
Ambasada e Sh.B.A. shpreh keqardhjen qe kjo mungese e legjislacionit te nevojshem per Gjykatat Administrative kerkon terheqjen e mbeshtetjes per nje nisme te identifikuar si e rendesishme nga te gjithe shqiptaret.