Proteste ne Levan banoret 10 dite pa drita afat ez-it

Pas 10 ditësh pa drita, dalin e protestojnë ne rruge. Banorët e Levanit kërcënojnë se do të bllokojnë rrugën Fier-Levan dhe i lënë CEZ-it afat deri te enjten në mëngjes.
Bizneset e Levanit janë paralizuar prej 10 ditësh. Defekti i transformatorit në një kabinë elektrike ne Levan ka lënë pa energji mbi 5000 banorë të kësaj qyteze. Pjesa tjetër e komunës Levan dhe Frakull me rreth 30 mijë banorë janë gjithashtu pa energji elektrike për shkak të rrëzimit të një shtylle të linjës elektrike.