E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vaksinohet kundër gripit personeli shëndetësor në Spitalin “Shefqet Ndroqi”

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që është bazë diagnostikuese, mjekuese, kërkimore shkencore dhe pedagogjike për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozin, filloi fushatën e vaksinimit të personelit shëndetësor. Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se vaksinimi po kryhet për të mbrojtur veten dhe për t’iu shërbyer më mirë pacientëve. “Vaksinimi ndaj gripit është garancia më e mirë për të ulur shtrimet në spitale, format e rënda të sëmundjeve respiratore dhe vdekjet si pasojë e komplikacioneve nga viruset respiratore”, tha ISHP. Në qendrat shëndetësore ka nisur më 7 tetor vaksinimi falas kundër gripit, si mjeti më efikas dhe mbrojtja më e mirë kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë. 1 nga 6 /k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›