E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vala e protestave vazhdon

Ish-presidenti i Tunizisë Zine Al-Abidine Ben Ali ka ndërruar jete. Lajmi është bere i ditur nga kanali televiziv francez ?France 24?, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Sipas burimeve spitalore ne Jedah te Arabise Saudite, ish-lideri tunizian, i rrezuar ne 14 janar, pas 23 vjetësh ne pushtet, ka vdekur pas dy ditësh ne gjendje kome. Te enjten një i afërm i familjes se ish-presidentit kishte deklaruar se Ben Ali ndodhej ne gjendje serioze shëndetësore, pasi kishte pësuar një infarkt. Numri i viktimave të tre ditëve të protestave në Libi është rritur në 84 persona, lajmëroi në mëngjes organizata ?Human Rights Watch?. Pjesa kryesore e fatkeqësive kanë ndodhur në qytetin e dytë më të madh në vend, në Benghazi, ku 35 trupa ndodhen vetëm në një morgun e një spitali dytësor. 15 viktima të tjera janë konfirmuar në qytetin e tretë më të madh, Al-Bajda. Grupi kryesor i opozitës në Bahrejn refuzoi ofertën e Mbretit Al-Khalifa, për një dialog kombëtar. Anëtarë të lartë drejtues të partisë Wefaq, një grup që përfaqëson shumicën shiite të popullsisë, kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe tërheqjen e ushtrisë nga rrugët e kryeqytetit Manama, si kushte paraprake për t?u ulur në bisedime. Wefaq-i e bëri të ditur qëndrimin ne orët e para te kësaj te shtune, nëpërmjet një komunikate zyrtare, e shpërndarë edhe në rrjetet ndërkombëtare të lajmeve. Te paktën pese persona janë vrare si pasoje e protestave masive antiqeveritare ne Jemen. Katër viktima u shënua ne qytetin-port te Adenit gjate ndërhyrjes se policisë për te shpërndarë protestuesit. Ndërsa ne qytetin e Taiz një person mbeti i vdekur dhe shume te tjerë u plagosen kur një Granada u hodh nga një makine ne drejtim te protestuesve. Ne kryeqytetin Saana, mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit Ali Abdullah Saleh u përplasen ne rruge. Këshilli drejtues ushtarak i Egjiptit ka deklaruar se nuk do te toleroje me greva, te cilat kane goditur rende ekonominë e vendit. Ne një deklarate për shtyp te lexuar ne televizionin shtetëror, ushtria deklaroi se grevistet do te përballen me forcën e ligjit. Sektori publik ne Egjipt është goditur nga greva te shumta, për rritje pagash dhe kushte me te mira pune. Ndërkohë te premten, mijëra njerëz qëndruan përsëri përgjatë gjithë ditës ne sheshin Tahrir, këtë here për te festuar një jave pas revolucionit te suksesshme qe rrezoi presidenti Muabarak nga pushteti.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›