Valbona Selimllari dhe Klaudia Hila Izaura Ndoj
Eleganca, thjeshtesia dhe bukuria natyrale nuk ju kane munguar ansjehere. Shpesh here shprehemi se kur vitet kalojne shume gjera ne jete ndryshojne, por ne kete rast ka ndodhur e kunderta; dy mikeshat e vjetra ne moshe por te reja ne kohe, Valbona Selimllari dhe Klaudia Hila kane gjetur kohen per te shijuar disa dite pushime nen shoqerine e njera-tjetres prane brigjeve te Turiqsie! Ne fakt, vitet per dy bukuroshet duket sikur kane ndalur si ne kohen e gjimnazit "Pjetro Nini Luarasi" ketu e tre dekada me pare. Per lexuesit e "Summer Time" drejtoresha artistike Klaudia Hila, ndau me ne disa nga momentet me te bukura te kesaj miqesie. "Kur vitet kalojne mendojme se shume gjera ndryshojne ...ne fakt gabojme ..pasi mjafton qe te takosh nje mikeshe me te cilen ke ndare vitet me te bukura te gjimnazit "Pjetro Nini Luarasi", shfaqjet apo koncertet artistike te shumta, e si ne nje film artistik kthen shiritin prapa dhe gjithcka tjetersohet..."! Per Klaudian dhe Bonen, kjo miqesi kaq e gjate nuk mund te tjetersohet, madje rikthen ne labirintin e kujtimeve te tyre momentet me te vecanta te jetes. "Ne fakt, buzeqeshja dhe naiviteti i Bones ishte po i njejti dhe kjo gje ishte kaq e dallueshme sa qe ne ditet tona me miqte tane, ne hera heres flisnim me nje siguri absolute per njera-tjetren a thua se ishim akoma 15 apo 16 vjece....shoh fotot e bera me shume perkushtim dhe kujdesje nga Bona dhe kur portretet tona vihen perballe objektivit, nuk mundet te mos me dale nga zemra ''nje shoqe e vjeter qe ka mbetur po gjithnje kaq e re'' si ne vitet qe jemi njohur"- pohon me tej Klaudia. "Eshte fat qe secili nga ne te dije te ruaje ate qe eshte me e mira e qenies tone ..eshte fat te takosh nje mikesh pas kaq vitesh". Valbona Selimllari, eshte "Miss"-i i pare shqiptar qe vazhdon edhe sot e kesaj dite te mbetet nje prej femrave me te bukura ne vendin tone, ndersa Klaudia Hila drejtoresha artistike e Teatrit Kombetar te Kukullave prej shume vitesh.