E Diel, 1 Nëntor 2026

Nik Xhelilaj, aktori qe do te sfidoje kinematografine turke

Pas arritjeve qe rrembeu ne kinematografine shqiptare, duket se tani aktori Nik Xhelilaj do te sfidoje dhe kinematografine turke. Aktori i talentuar shqiptar, Nik Xhelilaj duket se do te jete ylli me i ri i telenovelave turke. Ndoshta ky ka qene dhe momenti qe Xhelilaj ka pritur te reagoj per te shfaqur talentin e tij edhe ne nje nga telenovelat turke. "Kayip Sehir" eshte prodhimi me i ri turk i targuar nen logon e kanalit te ndjekur turk "Kanal D", i cili do te nise te shfaqet ne Turqi duke filluar nga muaji shtator. Sipas burimeve ne media te ndryshme aktori shqiptar Nik Xhelilaj, ne kete serial do te kete rol protagonist mjafte interesant persa i perket karakterit te tij ne kinematografi. Ai do te jete personazhi me emrin Kadir, qe eshte njeri nga pese femijet e nje familjeje qe perjeton shume drama. Ajo qe ka terhequr vemendjen e mediave turke ka qene talenti dhe filmat ku ka luajtur me pare Niku. Ato e kane cilesuar ate si nje aktor te ri dhe premtues. Megjithate, lidhjet e Nikut me Turqine jane pak me te hershme. Ne moshen 14-vjecare familja e dergon Nikun ne Turqi per te vazhduar shkollen ushtarake, te cilen ai e braktisi per t'u rikthyer ne Tirane dhe per te nisur Akademine e Arteve per aktor. Tani Niku nuk shkon me ne Turqi si nxenes, por si nje aktor i afirmuar, nga i cili pritshmerite jane te medha dhe sfiduese perball qenies se tij si aktor. Ne vitin 2004 fillon vitin akademik per dramaturgji ne Akademine e Arteve, Tirane. Pasi kryen vitin e pare, behet protagonist me rolin e tij te pare ne filmin "Trishtimi i zonjes Shnajder" me regji te Pirro Milkanit. Ne vitin 2008, eshte serish protagonist ne filmin "Alive - Gjalle" me regji te Artan Minarollit. Ne vitin 2010, vjen serish protagonist ne filmin "Shqiptari - Der Albaner" me regji te Johannes Naber. Nder tre filmat ku ai ka qene protagonist, filmi "Shqiptari - Der Albaner" ka marre vleresime te ndryshme ne festivale nderkombetare. Nik Xhelilaj, eshte vleresuar me ccmimin "Aktori me i mire" ne festivalin e Moskes, ne festivalin e Prishtines, ne festivalin e Antalyas dhe ate Turko-Gjerman te Nurembergut, per rolin ne filmin "Shqiptari".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›