Kameruni habitet me largimin e Han
Edhe Kameruni, kombetaren e se ciles e drejtoi pak vite me pare Ari Han, ka komentuar levizjen e fundit te holandezit, me te njejten habi, sic eshte komentuar ne Holande. Ne nje media kamerunase, arsyeja e shkarkimit te Han nga stoli kuqezi, me motivacionin per "rezultate te varfra", eshte cilesuar e habitshme. Madje kamerunasit jane marre me rezultatet e pamjaftueshme. "Fatmiresisht, ketu eshte Kamerun", - shkruhej ne nje koment. "Se pari, nuk flitet per rezultate te dobeta. Nuk eshte e vlefshme kjo, per te alarmuar njerezit me fjale te medha". Per te mos e kthyer ne drame, krahasimi behet me ecurine e Kamerunit, ne ndeshjet kualifikuese. Ne ndeshjen e kaluar ekipi qe dikur e drejtoi Ari Han, gaboi ndaj Togos dhe rrezikon kualifikimin ne "Afrika e Jugut 2010". Por rezultatet e fundit, sipas kamerunasve duhen quajtur "hap i gabuar". Dhe per te gjithe eshte e qarte: "ne do ta korrigjojme ate ne ndeshjen e ardhshme kunder Marokut", - shprehen me optimizem kamerunasit, duke mos kerkuar doreheqjen e trajnerit te tyre, pasi kjo nuk eshte zakon per ta. Kushtet e punes ne Kamerun jane me fleksibel, me shume humane, sipas tyre. Prandaj ata theksojne se nuk duhet te habitet askush, nese Ari Han do te punesohet me tej ne Holande.